Gjithçka në sfidën e Vlorës, barazimin dhe gol i anuluar

473
Është luajtur dje në stadiumin e boshatisur “Flamurtari”, takimi i fundit i javës së 9-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari-Kukësi 1-1. Në një ndeshje me stadiumin e boshatisur pa spektatorë, skuadra vlonjate e drejtuar nga Shpëtim Duro, ka bërë një lojë të mirë, madje edhe me rastin e pastër të fitores, por që goli në fundin e pjesës së dytë shënuar nga Zhufo në minutën e parë shtesë, u anulua nga gjyqtari Eldorian Hamiti. U dhanë 9 kartonë të verdhë (4 me 5) për vetëm 2 gola, u anulua një gol në dukje i rregullt, e kësisoj, Flamurtari nuk mund të fitojë këtë ndeshje ndaj Kampionëve në fuqi të Kukësit. Me këtë rezultat, për fazën e parë Kukësi Kampion në fuqi, qëndron në vendin e dytë në renditje me 18 pikë, dhe Flamurtari në të tretin me 16 pikë.
Sigal