Gjirokastritët pranë Evropës, kujdes kalendarin!

543
Në përballjen e javës së 31-të, Luftëtari-Flamurtari 2-1, te skuadra gjirokastrite shkëlqeu futbollisti Kristal Abazaj. Jo vetëm për dy golat që shënoi, të cilët për nga mënyra e interpretimit mbetën të shkëlqyer, por edhe për formën e tij të mirë në këtë takim. Me këtë fitore, Luftëtari mori tri pikë që e ngjitin në vendin e tretë në tabelën e renditjes, madje me 4 pikë më shumë se Partizani i vendit të katërt. Kështu, vendi për të luajtur në UEFA Europa Ligë duket më afër, por te Luftëtari duhet të presin, sepse kalendari nuk është shumë miqësor. Në 5 ndeshjet e mbetura, vetëm ajo me Lushnjen e javës së 36-të duket si e fituar, të tjerat janë si finale.
Sigal