Gjigantët europianë në mbështetje të Casillas, ja lutjet e klubeve për legjendën

463
Sigal

Iker Casillas ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit.

Portieri legjendar gjatë ditës së sotme është dërguar me urgjencë për në spital pasi pësoi një atak kardiak në momentin e seancës stërvitore me klubin e Portos.

37-vjeçari sipas raporteve nga Portugalia është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet nën kujdesin e mjekëve.

Në mbështetje të tij kanë dalë shumica e skuadrave e klubeve të mëdha europiane që i kanë uruar shërim spanjollit.