Gjermania vuan, fiton sfidën e parë me Australinë

537
Nga Agron KAJA
KUPA E KONFEDERATAVE/ U luajt dje ndeshja e dytë e Grupit B, tri pikë të vështira për Kampionët e Botës
Dje u luajt edhe ndeshja e dytë e Grupit B, në Kupën e Konfederatave, të cilat po zhvillohen në Rusi, dhe Gjermania si Kampione e Botës, ishte përballë Australisë. Një sfidë e fituar me vuajtje nga skuadra gjermane 2-3, pasi duke pasur në përbërje shumë lojtarë të rinj, është munduar ta administrojë mirë këtë ndeshje. Pavarësisht se rezultati ishte i ngushtë, kjo nuk i ul vlerat e fitores për Gjermaninë, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me të riun Stindll, i cili kësisoj ka hapur serinë e golave për “pancerat”. Por, kur pritej që skuadra e Lëv të dyfishonte rezultatin, ishte sulmuesi australian Rogiç, i cili i ka befasuar të gjithë në minutën e 41-të kur barazoi shifrat në 1-1. U duk se kjo pjesë do të mbyllej e barabartë, por vetëm tre minuta ka zgjatur festa e Australisë, sepse në minutën e 44-ët, Julian Draksel shënoi me penallti, duke e kaluar sërish në avantazh Gjermaninë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, ishin përsëri gjermanët që shënuan me anë të mesfushorit të Shalkes, Goreçka, pikërisht në minutën e 48-të. Dhe ndoshta kjo ndeshje po jepte përshtypjen e goleadës, teksa australianët shënuan me anë të Juriç në minutën e 56-të, këtë herë pas një gabimi të portierit gjerman Ter Shtegen. Goli i dytë e rihapi takimin, por kjo mbeti vetëm tentativë e australianëve, të cilët deri në fund nuk e gjetën organizimin e forcën e duhur drejt golit. Ndërsa Gjermania nga ana e saj, deri në mbylljen e ndeshjes, më shumë u tregua e kujdesshme në administrimin e rezultatit 2-3, duke marrë njëherësh edhe kreun e grupit B. Në ketë sfidë, për Gjermaninë ishte titullar mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili luajti për 90 minuta. Kështu, në këtë grup, gjermanët duket se rivalë do të kenë kilenët, të cilën mundën Kamerunin të dielën në mbrëmje me rezultatin 2-0. Ndeshjet e radhës do të luhen nesër, ku në Grupin A, me interes pritet sfida Rusi-Portugali, ku portugezët vijnë në këtë kompeticion si fitues të Kampionatit Europian 2016.
Grupi A
Janë luajtur
Datë 17 qershor 2017
Rusi-Zelanda Re 2-0
Datë 18 qershor 2017 
Portugali-Meksikë 2-2 
Skuadrat Nd P
1.Rusia 1 3
2.Portugalia 1 1
3.Meksika 1 1
3.Zelanda Re 1 0
Do të luhen
Datë 21 qershor 2017 
Rusi-Portugali 17:00
Meksikë-Zelanda Re 20:00
Datë 24 qershor 2017 
Meksikë-Rusi 17:00
Portugali-Zelanda Re 17:00
Grupi B
Janë luajtur
Datë 18 qershor 2017 
Kamerun-Kili 0-2
Datë 19 qershor 2017 
Australi-Gjermani 2-3
Skuadrat Nd P
1.Gjermania 1 3
2.Kili 1 3
3.Australia 1 0
4.Kameruni 1 0
Do të luhen
Datë 22 qershor 2017 
Kamerun-Australi 17:00
Gjermani-Kili 20:00
Datë 25 qershor 2017 
Gjermani-Kamerun 17:00
Kili-Australi 17:00

Ndeshjet gjysmëfinale
Datë 28 qershor 2017 
1 A – 2 B 20:00
Datë 29 qershor 2017 
1 B – 2 A 20:00

Ndeshja vendi i tretë
Datë 2 korrik 2017 
H /1A-2B-H/1B-2A 15:00
Ndeshja finale
Datë 2 korrik 2017 
F/1A-2B-F/1B-2A 20:00
Ronaldo në Rusi, Reali bën plane për largimin!
Ndërsa ylli portugez Kristiano Ronaldo është duke luajtur me përfaqësuesen e shtetit të tij në Kupën e Konfederatave, thashethemet e merkatos po e bezdisin hap pas hapi. Këtë herë, thuhet se, Reali po bën planet si të zëvendësojë Ronaldon, edhe pse në klub janë të bindur se mund t’i ndryshojnë mendjen portugezit. Kështu ata i kanë hedhur sytë drejt futbollistëve që mund të blejnë për të zëvendësuar golashënuesin më të mirë të skuadrës së tyre, apo edhe qoftë për të kënaqur tifozët. Por, emri i parë që klubi ndjek prej kohësh, është ai Kilian Mbape, lojtar që parashikohet të jetë një nga yjet e të ardhmes në futbollin botëror. Megjithatë, tifozët kërkojnë gjithmonë emra shumë të njohur, e kështu po ndiqen polaku Robert Levandovski i Bajern Mynihut dhe Paulo Dibala i Juventusit. Për të tre këta lojtarë, mendohet se madrilenët duhet të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro, për secilin prej tyre.
Sigal