Gjermania vendos yllin e parë si Kampione e Botës

678
Sigal

Zvicër 1954/ Kampionati vendosi një numër rekordesh, përsa u përket golave të shënuar

Kampionati Botëror i vitit 1954, i pesti në radhë, u zhvillua në Zvicër nga 16 qershori deri më 4 korrik. Zvicra ishte zgjedhur si vend organizator në vitin 1946. Përveç Zvicrës (vend organizator) dhe Uruguait (kampion në fuqi i Botës), të cilët u kualifikuan automatikisht, 14 vendet e tjera i përkisnin Europës (11), Amerikave (2) dhe Azisë (1). Kampionati vendosi një numër rekordesh përsa u përket golave të shënuar, përfshire dhe mesataren më të lartë të golave për ndeshje (5.38). Kompeticioni u fitua nga Gjermania (Perëndimore), që mposhti 3-2 Hungarinë, duke koleksionuar kështu titullin e parë nga tre që ka fituar Gjermania deri tani: 1954, 1974 dhe 1990. Në fakt, më shumë flitej për kombëtaren e Hungarisë e cila udhëhiqej nga një legjendë e futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Por favoritë janë edhe brazilianët, e për më tepër uruguaianët, të etur për ta fituar për të tretën herë Kupën e Botës. Ka shumë ndeshje të bukura në këtë Botëror dhe me të veçanta. Në takimin çerekfinal, Hungari–Brazil vërtet ka peizazhe virtuoze dhe skena që pak ndryshojnë nga mundja e boksi. Gjyqtari anglez Elis dëbon nga fusha hungarezin Bozhik dhe brazilianët Nilton, Santos e Toci, dhe u jep të dyja skuadrave nga një 11 metërsh. Hungarezët fitojnë 4–2. Skenat jashtë fushe janë të tmerrshme: trajneri brazilian Moreira i sulet Pushkashit e përleshet me të. Ministri hungarez i sporteve Sebesh, plagoset në vesh. Vetëm me ndërhyrjen e policisë gjakrat qetësohen. Finalja e zhvilluar para 60 mijë shikuesve në “Vankdorf Stadium” të Benrës është me të vërtetë dramatike. Me Pushkashin që ndonëse i dëmtuar futet në fushë, hungarezët shënojnë dy herë me anë të Pushkashit e Ciborit në vetëm tetë minuta lojë. Pritet një goleadë. Por pas dhjetë minutash rezultati është barazohet. Gjermano-perëndimorët kanë marrë masat e duhura. Ashtu si në takimin e parë në grup të cilën hungarezët e fituan lehtësisht me rezultatin 8 – 3 , Librihu mbulon plotësisht Puskashin dhe Ekeli Hidegkutin e sprovuar. Kurse kundër Fric Valterit luan i famshmi Bozhik. Por pas barazimit 2 – 2 në fushë mbizotëron një baraspeshë e përkohshme. Pastaj gjithçka që zhvillohet në fushë, është e markës gjermano-perëndimore. Hungarezët e sfilitur nuk mund të përballojnë ritmin e kundërshtarit. Dhe ja, 6 minuta para mbarimit, vjen goditja  vdekjeprurëse e skuadrës danubiane nga Rani që shënon golin e tretë dhe të fitores. Gjermanët kthehen me triumf nëpër shtëpitë e tyre. Pas pesë muajsh disa kampionë janë të sëmurë, e shfaqen si fantazma në fushë. Flitet për drogë. Por nga Gjermania vjen një përgjigje qetësuese. Gjithsesi, ende sot ka shumë enigma nga ai 11-sh gjerman i jashtëzakonshëm.

Rezultatet

Jugosllavi–Francë     1–0

Brazil–Meksikë         5-0

Brazil–Jugosllavi      1–1

Francë–Meksikë        3–2

RF Gjermane–Turqi  4-1

Hungari–Kore e Jugut      9-0

Hungari–RF Gjermane     8-3

Turqi–Kore e Jugut   7-0

RF Gjermane–Turqi  7–2

Austri–Skoci             1-0

Uruguai–Çekosllovaki     2-0

Uruguai–Skoci          7-0

Austri–Çekosllovaki 5–0

Angli–Belgjikë          4–4

Zvicër–Itali         2-1

Angli–Zvicër             2-0

Itali–Belgjikë            4-1

Zvicër–Itali         4–1

Austri–Zvicër            7-5

Uruguai–Angli          4-2

RF Gjermane–Jugosllavi 2-0

Hungari–Brazil          4–2

Gjysmëfinale

RF Gjermane–Austri 6-1

Hungari–Uruguai             4–2

Finale për vendin e 3-të

Austri–Uruguai         3–1

Finale

RF Gjermane–Hungari     3–2

Shënues: Pushkash (H) 6’, Cibor (H) 8’, Marlok (RFGJ) 10’, Ran (RFGJ) 18’, Ran (RFGJ) 84’

Gjyqtar: Ling (Angli)

RF Gjermane: Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, O. Valter, F. Valter, Shefer

Hungaria: Grosiç, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zahariash, Cibor, Koçish, Hidegkuti, Pushkash, Tot

Përbërja simbolike e botërorit 1954

Groshiç (Hungari), Santametiea (Uruguai), Varela (Uruguai), Librih (RFGJ), Bozhik (Hungari), Andrade (Uruguai), F. Valter (RFGJ), Ran (RFGJ), Hedegkuti (Hungari), Kocish (Hungari), Cibor (Hungari)

11 goals

Hungarezi Shandor Koçish ishte shënuesi më i mirë i turneut: 11 gola të shënuar, 3 më shumë sesa shënoi brazilianin Ademir në Botërorin e vitit 1950. Luan përkrah Pushkashit me Honvendin e pastaj me kombëtaren, me të cilën deri në 1956 zhvillon 68 ndeshje dhe shënoi 75 gola. Pas botërorit e shohim në radhët e Barcelonës. Vdiq në moshën 49-vjeçare në kanceri në stomak. Gjithsesi, ka zëra se ai kreu vetëvrasje pasi ra nga kati i katërt i spitalit të Barcelonës.

  YJET

 Pushkash

Hungarezi Ferenc Pushkash, lojtar i Honvedit të Budapestit, ishte një nga lojtarët më të mirë të Botërorit të Zvicrës. Pas finales së pafat me RF Gjermane, kur kthehet në atdhe, sulmohet ashpër nga shtypi dhe opinioni sportiv hungarez. Largohet nga Hungaria dhe fillon të luajë me Real Madridin. 84 herë pjesëtar i kombëtares hungareze me 63 gola të shënuar.

 Fritc Valter

Gjermani Fritc Valteri ka fituar me Kaizerslauternin më 1951 dhe 1953 dy herë titullin kampion kombëtar, suksese, të cilave u shtohet edhe Kupa e Botës më 1954 në Zvicër. Luan edhe në 1958 në Botërorin suedez duke marrë pjesë 61 herë me ekipin kombëtar e duke shënuar 31 gola, rekord që do të kalohet më pas nga Uve Zeleri e Gerd Myleri.

 

Trajneri i Shqipërisë dhe ai Kosovës takim kortezie. “Mes nesh nuk ka konkurrencë”

 De Biazi-Bunjaki: “Duam një Shqipëri të madhe!”

 Shqipëria dhe Kosova për një qëllim të përbashkët. Trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi u takua me homologun e tij të Kosovës, Albert Bunjaki në një drekë pune, ku u diskutua për strategjinë që duhet të ndjekin dy përfaqësueset tona për t’u zhvilluar më tej dhe për të arritur objektivat në arenën ndërkombëtare, Shqipëria në kualifikueset e Euro 2016 dhe Kosova për hedhjen e bazave për ndërtimin e një grupi të fortë deri në pranimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Trajnerët hodhën poshtë zërat për marrëdhënie të krisura mes tyre, përkundrazi siguruan se do të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë mes tyre, për interesin e përbashkët. “Ishte një drekë mes miqsh, që duan të bashkëpunojnë që dy përfaqësuese, që luftojnë për objektiva të ndryshëm, vetëm mund të përmirësohen. Nuk ka konkurrencë mes dy skuadrave tona, madje unë shoh që trajneri i Kosovës është shumë i disponueshëm për të bashkëpunuar me ne, sepse është në interesin e të gjithëve që Shqipëria e cila do të jetë e impenjuar në eliminatoret e Europianit të mund të ecë përpara, që do të thotë se nëse ndonjë element i Kosovës na intereson, atëherë të japë kontribut për Shqipërinë. Raporti mes nesh lidhet me sadisfaksionin reciprok. Një skuadër duhet të jetë e fortë, e bashkuar dhe koherente, ndaj duhet të punojmë shumë në këtë aspekt. Nëse ne do të kemi nevojë për ndonjë element të Kosovës nga ana tjetër duhet të jetë disponibiliteti për të na ndihmuar. Do të mundohem që ta paktën njërën nga dy miqësoret e Kosovës ta ndjek nga afër sepse kjo më intereson shumë. Për arsye pune nuk mund të jem te të dyja.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, i cili theksoi se deri në momentin e pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Shqipëria do të ketë mbështetjen maksimale të tij. “Federatat kanë një raport të shkëlqyer, kemi detyrim të takohemi për të diskutuar për futbollin në përgjithësi. Takim ishte i frytshëm frytshëm. Vendimi i Federatës ka qenë i prerë. Kemi qenë gjithmonë një, opinioni duhet ta kuptoje se Kosova e ka nisur rrugën e vet, por kërkojmë që edhe Shqipëria të kualifikohet në një event madhor. Për aq kohë sa Kosova do të lejohet të luajë vetëm ndeshje miqësore, nuk do të tentojmë të marrim lojtarët që luajnë me Shqipërinë apo me përfaqësuese të tjera”, – tha Bunjaki.

 Anderlehti i Hasit, kampion në Belgjikë

 Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, doli kampion në Belgjikën, me Anderlehtin që koleksionoi titullin e 33-të. Ish-kapiteni i Kombëtares e mori drejtimin e skuadrës nga Brukseli vetëm në javën e fundit të sezonit të rregullt pas largimit të trajnerit Van Den Brum. Hasi bëri një punë të shkëlqyer në krye të klubit gjatë fazës play-off duke përmbysur një disavantazh 5 pikësh ndaj Standartit të Liezhit për t’u shpallur në fund kampion i vendit. Me këtë sukses 42-vjeçari shndërrohet në trajnerin e parë shqiptar që arrin të fitojë një kampionat të rëndësishëm në Europë.

 Berisha, portieri ideal i huaj

 Sezonin mjaft i suksesshëm i Etrit Berishës që në vitin e parë në elitën e futbollit italian. Portali i njohur italian tuttomercatoëeb.com e ka përfshirë gardianin kuqezi në formacionin e lojtarëve të huaj të Serisë A. 25-vjeçari, konsiderohet portieri më i mirë i huaj në Itali sipas sajtit te rëndësishëm. Me Berishën në portë formacioni më i mirë i Serisë A me lojtarët e huaj vijon me Maikon, Henrike Adriano, Albiol dhe Maksimoviç, Strutman, Kajejon, Iturbe, Tevez, Gervinjo dhe Higuain.

 Shkëndia, biletë në Europë

 Shkëndija e Tetovës fluturon drejt Europës me Shpëtim Duron në krye. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri kryeqytetas i bënë një mbyllje fantastike sezonit në kampionatin maqedonas të futbollit dhe falë edhe ndalesës së Vardarit të Shkupit siguruan një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Shkëndija në ndeshjen e fundit shkatërroi me rezultatin 4-0 Pelisterin duke arritur fitoren e 7-të radhazi por mbi të gjitha duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 57 pikëve në vendin e katërt.