Gjermania kthehet tek fitorja, “shpartallon” Gjibraltarin

490
Sigal

Bashkë me grupin I, ishin edhe dy grupe të tjera që luajtën shanset e tyre për kualifikueset e këtij Europiani, grupi D dhe grupi F. Gjermania, si kampione bote në fuqi, u ndesh me Gjibraltarin, një takim aspak i vështirë për ta, që vinin pas një humbjeje pothuaj tronditëse ndaj Polonisë dhe një barazim me Irlandën e Veriut. Gjermania synon mbi të gjitha që të dalë si e parë e grupit, edhe pse deri më tani ia ka vështirësuar punët vetes, pavarësisht se kualifikimi nuk diskutohet nga të besuarit e Lëv, që pasi pushtuan botën, dëshirojnë të bëhen “mbretër” edhe në kontinent. Polonia deri më tani, është shfaqur si skuadra më në formë e këtij grupi, duke fituar tre ndeshje dhe duke barazuar një të tillë. Mbrëmë, fitorja ndaj Gjeorgjisë ishte pa probleme për polakët, që treguan edhe një herë se kanë synime të qarta në kualifikimin për në Euro 2016. Në grupin F, takimet më të rëndësishme u luajtën mes Hungarisë dhe Finlandës, me të dyja skuadrat që kishin sasi të njëjtë pikësh, ndërsa përballja më e fortë ishte mes vendit të parë, Irlandës së Veriut dhe vendit të dytë, Rumanisë. Në fakt, të dyja këto skuadra kanë thyer çdo pritshmëri duke u bërë faktor në këtë grup, ku kanë dalluar ndaj Greqisë dhe Finlandës.

Takimet e ditës së sotme për “Francë 2016”

Ndërkohë që mbrëmë u luajtën ndeshjet në vetëm tre grupe, është rralla e tre grupeve të tjera të thonë fjalën e tyre edhe për këtë raund kualifikues. Ndeshjet do të jenë të tre grupeve, C, E dhe G. Në grupin C, Spanja do të ndeshet me Bjellorusinë e vendit të parafundit, sigurisht me synimin vetëm për të fituar dhe për të rifituar epërsinë në krye të grupit. Aktualisht, në vend të parë, në këtë grup, qëndron Sllovakia që do të ndeshet me Maqedoninë e vetëm tre pikëve. Ndërsa në grupin E, Anglia, si e parë e grupit, do të ndeshet me të dytën e grupit, Slloveninë, skuadër që deri më tani ka arritur të grumbullojë 6 pikë dhe po tregon se mund të rivalizojë skuadrat e tjera për një vend në më të mirat e Europës. Ndërkohë një sfidë tjetër e pret Zvicrën, që edhe pse vinte si pretendente nga kupa e Botës, deri më tani nuk ka arritur të tregojë formën e asaj kohe. Në fakt ndeshja ndaj Lituanisë është një takim për jetë a vdekje për helvetët, që pas dy humbjesh dhe vetëm një fitore e gjejnë veten në pozita shumë të koklavitura, me tre skuadra që ndodhen para tyre në renditjen e përgjithshme të grupit E. I fundit grup që luan takimet sonte është edhe grupi G, që ndeshjen më të fortë e ka në mes Austrisë, që janë edhe kryesues dhe Rusisë që gjendet në vendin e dytë. Në renditjen e përgjithshme, 2 pikë më shumë ka Austria, që në rast fitoreje edhe ndaj rusëve arrin të fitojë jo vetëm ndeshjen, por edhe qetësinë në grup. Ndërkohë takim tjetër interesant i këtij grupi është mes Malit të Zi dhe Suedisë, dy skuadra që kanë pothuaj të njëjtën ecuri në grup, me suedezët që kanë një pikë më shumë se Mali i Zi. Ditën e nesërme do të zhvillohen edhe ndeshjet e fundit, për tu mbyllur edhe kjo fazë e takimeve të katërta, me grupet A, B,H.

Takimet e luajtura mbrëmë

Grupi D

Gjeorgji-Poloni

Gjermani-Gjibraltar

Skoci-Irlandë

Grupi F

Greqi Ishujt Faroe

Hungari-Finlandë

Rumani-Irlandë e Veriut

Ndeshjet e ditës së sotme

 Grupi C

Luksemburg-Ukrainë

Maqedoni-Sllovaki

Spanjë-Bjellorusi

Grupi E

Angli-Slloveni

San Marino-Estoni

Zvicër-Lituani

Grupi G

Austri-Rusi

Moldavi-Lihtenshtajn

Mal i Zi-Suedi

Grupi D

Nr Skuadra Nd P
1 Poloni 4 10
2 Gjermani 4 7
3 Skoci 4 7
4 Irlandë 4 7
5 Gjeorgji 4 3
6 Gjibraltar 4 0

Grupi F

Nr Skuadra Nd P
1 Rumani 4 10
2 Irlandë 4 9
3 Finlandë 4 5
4 Hungari 4 5
5 Ishujt Faroe 4 3
6 Greqi 4 1

Grupi C

Nr Skuadra N P
1 Sllovaki 3 9
2 Spanjë 3 6
3 Ukrainë 3 6
4 Maqedoni 3 3
5 Bjellorusi 3 1
6 Luksemburg 3 1

Grupi E

Nr Skuadra N P
1 Angli 3 9
2 Slloveni 3 6
3 Lituani 3 6
4 Zvicër 3 3
5 Estoni 3 3
6 San Marino 3 0

Grupi G

Nr Skuadra N P
1 Austria 3 7
2 Rusia 3 5
3 Suedia 3 5
4 Mali i Zi 3 4
5 Moldavia 3 1
6 Lihtenshtajn 3 1

Shqipëria U21 fiton ndaj Bahreinit, ndërsa U19 humbet ndaj Portugalisë

Ekipi “Shpresa” i Shqipërisë (U21), mori dje një fitore shumë të vyer ndaj Bahreinit në turneun e Dubait, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shqipëria mori një fitore me rezultatin 3-2, rezultat shumë i mirë ky që tregon formën shumë të mirë të futbollistëve të trajnuar nga Skënder Gega që kishte edhe ditëlindjen dje, duke marrë kështu një dhuratë shumë të bukur nga të besuarit e tij. Ndeshjen e radhës, Shqipëria do ta luajë ndaj Uzbekistanit, me 16 nëntor. Ndërsa të “vegjlit” e Shqipërisë nuk ja dolen dot të merrnin një rezultat pozitiv ndaj Portugalisë, ku u munden me rezultat të thellë 1-4. Ndeshja u zhvillua në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian U19 dhe me këtë humbje, bie edhe shpresa për të arritur një kualifikim. Në fakt nuk ka filluar aspak mirë detyra për Altin Lalën, që është trajneri i skuadrës, duke regjistruar kështu edhe humbjen e dytë rresht, pas asaj me Danimarkën, në një hapësirë kohore prej 2 ditësh.