Itali 1990/ Andreas Brehme shënon golin që vlen sa trofeu
Kampionati Botëror 1990, i 14-ti, u zhvillua në Itali nga 8 qershori deri më 8 korrik 1990, vendi i dytë që e organizonte për herë të dytë eventin pas Meksikës (1970 dhe 1986). 116 ekipe nga të gjashtë kontinentet morën pjesë në fazën kualifikuese, midis tyre dhe Shqipëria. 22 ekipe mbërritën në finale përmes fazës eliminatore, ndërkohë që Italia mori pjesë si vend organizator, ndërsa Argjentina si kampione në fuqi e Botës. Topi zyrtar quhej “Adidas Etrusco Unico”. Kampionati u fitua nga Gjermania Perëndimore, e cila e fitoi për herë të tretë Kupën e Botës, pasi mundi 1-0 në finale Argjentinën, në një përsëritje të finales së vitit 1986. Ishte hera e fundit, që Gjermania vinte e ndarë në dy ekipe, pasi vendi u unifikua në vitin 1990. Kupa e Botës 1990 është vlerësuar gjerësisht si një nga më të varfrat e kampionateve. Ajo gjeneroi një mesatare golash prej vetëm 2,21 gola për ndeshje dhe një rekord prej 16 kartonësh të kuq. Gjithsesi, ajo vazhdon të mbetet si një nga më të parat në histori me rreth 27 miliard teleshikues. Në fakt, Italia organizonte pas 46 vjetësh italianëve një botëror futbolli, pas as atij të vitit 1934, ku edhe e fitoi kompeticionin. Italia nuk arriti t’ia dalë, edhe se trajneri Viçini pati një gjeneratë të mirë lojtarësh: Zenga, Barezi, Donadoni, Baxho, Viali, Skilaçi, etj. Në gjysmëfinale humbi 4-2 me Argjentinën e Maradonës, ndërkohë që, në gjysmëfinalen tjetër, Gjermania fitoi 4-3 me Anglinë. Finalja vendosi përballë njëra-tjetrës, Gjermaninë dhe Argjentinë. Një ndeshje me shumë dramë dhe emocione në Stadiumin Olimpik të Romës, në prani të 73,603 shikuesve. Gjithçka u zgjidh 6 minuta para mbarimit te takimit kur gjyqtari meksikan Kodizal “dekretoi” një 11-metërsh në favor të gjermano-perqndimorëve, i cili disa sportdashësve iu duk i dyshimtë. Brehme gjuajti saktësisht e portieri Goigoçea i specializuar në pritjet e këtyre gjuajtjeve këtë radhë u dorëzua. Gjermania Perëndimore fitoi 1-0, në një takim ku nuk mundi te shfaqë potencialin e vet, por pragmatizmin e saj, kjo dhe për faktin se Argjentina e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak. Hera e trete për Gjermaninë si Kampione e Botës: 1954, 1974 dhe 1990!
TABELA E REZULTATEVE
1/8 e finaleve
Kamerun-Kolumbi 2-1
Çekosllovaki-K.Rika 4-1
Argjentinë-Brazil 1-0
RFGJ-Holandë 2-1
Irlandë-Rumani 0-0
Itali-Uruguai 2-0
Jugosllavi-Spanjë 2-1
Angli-Belgjikë 1-0
1/4 e finaleve
Argjentinë-Jugosllavi 0-0
Itali-Irlandë 1-0
RFGJ-Çekosllovaki 1-0
Angli-Kamerun 3-2
1/2 e finaleve
Argjentinë-Itali 4-2
RFGJ-Angli 4-3
Finale për vendin 3-të
Itali-Angli 2-1
FINALE
RFGJ-Argjentinë 1-0
Shënues: Brehme 84’
Mateus
Lotar Mateus ishte kapiteni i Gjermanisë, fitueses së Botërorit. “Topi i Artë” 1990 dhe futbollisti më i mirë i Europës në vitin 1991.
Skilaçi
Italiani Salvatore Skilaçi u shpall golashënuesi dhe lojtari më i mirë i këtij Botërori. Fama e asit të Juventusit u rrit në qiell.
Milla
Kamerunasi Roxher Milla është futbollisti tipik i Afrikës. Mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Botëror, 42 vjeç.
Van Basten
Është padyshim një prej futbollistëve më të mëdhenj pas Krujfit që ka prodhuar shkolla holandeze. Në vitin 1990 është “Topi i Artë”.
Maradona
Në Botërorin Italian më 1990-n, shkëlqen më pak. Kjo edhe për faktin se luan prej dy vjetësh në kampionatin italian, ndër më kompetitivët.
Zero pikë për Shqipërinë
Në kualifikueset e Kampionatit Botëror 1990, Shqipëria ndodhej në një grup me Anglinë, Suedinë dhe Poloninë. Kombëtarja e drejtuar nga Shyqyri Rreli i humbi të gjashta takimet, duke mos marrë asnjë pikë.