Gjasula: Nuk kishim çfarë t’u bënim, janë kampion Bote

113

Klas Gjasula zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive ndaj Francës pavarësisht humbjes minimale. Në intervistën pas ndeshjes, ai e pranoi superioritetin e kundërshtarëve.

“Ishte e vështirë sepse ka futbollistë shumë të mirë dhe na bënë situata të vështira. Humbëm 2-0 por s’ke çfarë i bën. Janë kampionë bote dhe na vendosën në vështirësi.

Nuk ishte paraqitja më e mirë që bëmë por e shoh kundër kujt luajtëm dhe kualitetin e ekipit. Ja bëmë pak të lehtë por ishte një festë e bukur do donim pikë por aq. Çdo ndeshje duam të shënojmë por nuk na eci dhe shpresoj të na ecë më mirë vitin tjetër”, tha Gjasula.