Gigi Buffon: Pas këtij sezoni do të largohem nga futbolli, qëndroj vetëm nëse…

638
Pasi fitoi çmimin e portierit më të mirë në botë për vitin 2017, Gigi Buffon flet për mundësinë që ky sezon mund të jetë i fundit për të në karrierë.
“Një ose dy vite më shumë nuk do të më jepnin asgjë më shumë për atë që unë kam bërë deri më sot. E vetmja gjë mund të më shtynte më tej për të luajtur do të ishtë në qoftë se do të fitoja Champions.
Në atë rast edhe Szczesny (portiere tjetër i Juves) do të më lejonte të luaja edhe disa ndeshja të tjera”- ka thënë Buffon. Shumë pak raste kam patur në jetë që kam patur një miks emocionesh përbrënda vetes. I detyrohem shumë këtij klub-tha portiere i Juventusit duke e lidhur edhe me çmimin e djeshëm.
“Gjithashtu edhe me kombëtaren kam bërë një punë të mirë, kualifikimi në botërorin e 2018 do të ishte fantastik”- përfundoi portieri i Juventusit dhe i Kombëtares italiane.
Gianluigi Buffon mbrëmjen e kaluar u zgjedh portieri më i mirë i vitit nga FIFA. Buffon pas marrjes së çmimit nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve nga emocionet, duke u marrë zemrat të gjithë të pranishmëve në sallë.
Sigal