Gigi Buffon i paqartë për të ardhmen, gati të rikthehet te Juventusi

419
Sigal

Portat e Juventusit për Gigi Buffon janë të hapura për gjithmonë, por në harkun e disa muajve mund të vijë ribashkimi mes tyre. Bardhezinjtë i kanë ofruar një rol drejtuesi në ekip, teksa “gardiani” italian do të vendosë në ditët n vijim nëse do ta pranojë ose jo. Javën e ardhshme, menaxheri i Buffon, Silvano Martina, do të udhëtojë drejt Francës për të kuptuar se cili është vullneti i PSG-së për të ardhmen e portierit.

Nga njëra anë është dëshira e Buffon për të qenë protagonist mes shtyllave edhe në moshën 41-vjeçare, në ndjekje të rekordeve të reja dhe të “të mallkuarit” Champions, nga ana tjetër mundësia për të nisur një karrierë tjetër, por në futboll, si drejtues.

Pra, për të kaluar një vit “stazh”, gjë që do t’i jepte mundësi të për të kuptuar se çfarë është i aftë të bëjë në një rol të ri. Kampionët e Francës nënshkruan kontratë verën e kaluar për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, por deri tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë.