Gianni De Biasi zbulon angazhimin e tij të ri në futboll

475
Sigal

Gianni De Biasi është i papunë që nga nëntori i vitit 2017 pas shkarkimit nga Alaves. Strategu italian ka zbuluar angazhimin e e tij më të ri, por jo në rolin e një klubi të njohur.

“Dua të ndaj me miqtë e ‘Facebook’ këtë iniciativë time të re. Eksperiencat e maturuara, fillimisht si futbollist e më pas si trajner, do të doja që të mund të ndihmojnë të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.

Për këtë motiv krijova ‘Italia Football Talent’, një shkollë futbolli lëvizëse, me qëllimin për të zbavitur dhe për të rritur të rinjtë”, ka shkruar De Biasi në postimin e publikuar në profilin e tij në “Facebook”.