Gianni De Biasi nderohet me titullin”Honoris Causa”

468
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, është nderuar sot me titullin “Honoris Causa”. I pranishëm në ceremoninë e nderimit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar De Biasin, “një kapiten që mori në dorë një skuadër dhe i mësoi të jetë e vërtetë”. Nga ana e tij, trajneri De Biasi është shprehur i nderuar për këtë titull, duke uruar që ai të sjellë fat për kualifikimin e Shqipërisë. Tekniku italian është shprehur gjithashtu se, “vetëm talenti nuk mjafton nëse nuk i shton përkushtimin dhe pasionin”. Gjithashtu, ai ka vlerësuar se ndër vite, “Shqipëria ka pasur një grup lojtarësh të shkëlqyer”.
Sigal