Gianni De Biasi: Manaj i ka dyert e hapura në Kombëtare

469
Gianni De Biasi, trajner i Shqipërisë, i cili ka arritur një kualifikim historik në kampionatin europian, ka folur sërish për Rej Manaj pasi lojtari i Interit i kërkoi falje në lidhje me deklaratat e djeshme. De Biasi ka deklaruar se portat për Manaj janë të hapura për në Kombëtare. “Unë e besoj sinqerisht se djali ishte keqkuptuar, apo i ka keqkuptuar fjalët që i kanë thënë. Ai më dërgoi një mesazh të vetëm, sepse zakonisht ia dërgon ata Paolo Tramezzanit, por kjo është e natyrshme dhe pozitive. Kjo nuk bën asgjë tjetër, veçse tregon se sa Rej është i dhënë pas skuadrës dhe sa dëshirë ka të bëjë pjesë në grupin tonë. 

Sigurisht ajo që ka më shumë rëndësi është fusha, por ne jemi duke e ndjekur dhe unë e di që ka cilësi të mëdha. A është e mundur ta shohim në ampionatin evropian? Siç thashë, do të varet nga fusha. Dyert për Rejin janë patjetër të hapura”, tha De Biasi. Trajneri i Kuqezinjve pati një debat në distancë me Manaj, pasi De Biasi deklaroi gjatë një emisioni se 18-vjeçari i kishte dërguar mesazhe dhe i kishte kërkuar të ishte pjesë e Kombëtare, gjë që u hodh poshtë më pas nga futbollisti. Por duke se tashmë gjithçka është sqaruar dhe nuk është çudi që Manajn ta shohim përkrah djemve të tjerë në Europianin e vitit të ardhshëm.
Sigal