Gianni ​De Biasi: Në Francë prisni surpriza, dua Italinë në grup

1317
Gianni De Biasi është rikthyer në shtëpi dhe tregon për mediet italiane arritjen historike me Shqipërinë. Tekniku ka hapur dyer e banesës së tij për “La Tribuna di Treviso” ku së pari shpreh dëshirën për të pasur në grup në Francë, Italinë.
De Biasi sqaron:”Do të isha I lumtur nëse në grup na bie me Italinë sepse do të ishte një ndeshje mes njerëzve të afërt dhe më pas Italia është kombëtarja e dytë e shqiptarëve. Le të themi që shqiptarët do të kishin edhe një tjetër shans për të bërë tifo edhe pas fazës së grupeve”.
Gëzimi ende nuk është venitur edhe pse kanë kaluar ditë dhe De Biasi thotë:”I kam ende të gjalla emocionet e fundjavës,të dielën në mbrëmje adrenalina ishte në maksimum.Në përfundim të ndeshjes me Armeninë gëzimi më pushtoi,dëshira për ta ndarë këtë sukses me të gjithë bashkëpunëtorët e mi”. 
Pas festës madhështore numri një i bankinës kuqezi pyetet nëse mund të vijë natyrshëm një rënie përqendrimi. De Biasi e ka një përgjigje:
“Ne jemi debutues dhe një skuadër e tillë nuk mund ta marri lehtë një turne të tillë. Ne do shkojmë në Francë për të bërë një paraqitje të mirë të bindur se na mbështet një tifozeri e jashtëzakonshme”. 
Sigal