Sigal

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën spanjolle “Marca”, Gianluigi Buffon është rikthyer që të flasë edhe për Juventusin dhe ambiciet e bardhezinjve për një sukses të mundshëm në Champions League. Largimi i portierit të njohur italian u shoqërua me afrimin e Ronaldos, një fakt që sipas tij ka shtuar shanset që skuadra e Allegrit të jetë edhe më e frikshme.

“Juventus është një kandidate e madhe për të fituar Championsin së bashku me Real Madrid. Juventus është më i fortë, ka qenë gjithmonë e fortë në 4-5 sezonet e fundit. Këtë sezon është më shumë sepse ka vlerë një futbollistë të madh.

Ronaldo është bashkuar me mekanizmin e një ekipi shumë solid, ndoshta ka munguar vetëm një peshë e rëndë. Juventus ka të njëjtat vlera si Real Madrid, Barcelona dhe City, por në Champions asnjë nuk ka garanci se e ka të fituar. Sa i përket afrimit të Cr7 nuk habitem aspak që nisi një aventurë të re. Ai shkoi të Juvja, ndërkohë që unë u largova. Sigurisht do të ishte bukur të luaja me një kampion si ai.

Krahasimi me PSG? Skuadra franceze nuk mund të ketë historinë e Juventusit apo të ekipeve të tjera të mëdha. Gjithsesi mendoj se ka të tashmen dhe të ardhmen dhe mendoj se do të bëhet një skuadër e rëndësishme. Shoh një ekip me shumë entuziazëm”, deklaroi Buffon në intervistën për të përditshmen spanjolle.