Giampaolon po e pret shkarkimi, ish-trajner i Interit favorit për të drejtuar Milanin

509
Sigal

Tri pikët e marra në fushën e Genoa nuk duket se e kanë rikonfirmuar Marco Giampaolo në stolin e Milanit.

Pozicioni i tij është jashtëzakonisht i lëkundur, deri në atë pikë sa klubi po vlerëson zgjidhje të ndryshme, po kërkon atë profil që mund të kënaqë dhe pronarët e mbi të gjitha të garantojë një përmbysje të situatës së deritanishme.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, emri i parë në listën e Milanit është ai i Luciano Spalletti sepse Boban nuk preferon një ndryshim sa për të thënë dhe shoqëria kërkon një trajner me profil të lartë.

Pronarët janë të gatshëm të investojnë diçka më shumë, në mënyrë që të sigurojnë një trajner të rëndësishëm. Spalletti aktualisht është i lidhur me Interin, me një kontratë që do të skadojë në vitin 2021. Pra, për ta bindur atë, nuk do të jetë e lehtë.

Klubi zikaltër mund të rezultojë të jetë pengesa më e lehtë për t’u kapërcyer, sepse lirimi i trajnerit do t’iu kursente zikaltërve rreth 15 milion euro, plus shpërblimin e stafit të tij.

Opsioni i dytë është Pioli e më pas Ranieri, ndërsa alternativa të tjera janë: Pioli, Ranieri, Rudi Garcia dhe Prandelli.