Sigal

Unë jam kapiteni i kësaj barke dhe marr të gjitha përgjegjësit”, kështu është shprehur Rino Gattuso pas barazimit të Milanit në fushën e Frosinones. Strategu i njohur ka sqaruar momentin e vështirë të ekipit të tij.

“Nuk duhet të mendoj për veten time, por për situatën në të cilën ndodhen futbollistët e mi. Në pjesën e parë kemi bërë një paraqitje skandaloze. Thuajse nuk zbritëm fare në fushë këtë pjesë. Për të shkuar në Champions nuk mund të bëjmë paraqitje të tilla.

Nuk ishim precizë, për të shënuar duhet ta çoshtopin brenda. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë, por duhet të jemi më të ftohtë. Shkarkimi? Nuk mund të jem i qetë, pasi nuk fitojmë që nga 2 dhjetori. Nëse ekipi do më vihet kundër, nuk do të isha këtu”, deklaroi Gattuso.