Gazeta Telegraf/ Vladimir Bega: Në katër javët e luajtura ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë

537


FOKUS/ Për katër javët e para të Kategorisë Superiore, flet për
“Telegraf” specialisti i futbollit Vladimir Bega

 



Gazeta Telegraf/




Situatë historike, goli është në “koma”!

 



Nga
Agron KAJA


 

Për një specialist futbolli, ndjekja e Kategorisë Superiore bëhet
një detyrim profesional, apo keni të tjera mundësi?

 

Natyrisht
që po, sepse jo vetëm të qenit specialist të detyron ta ndjekësh futbollin nga
shumë këndvështrime. Ky është një sport popullor që nuk njeh limite profesioni,
moshe apo edhe kategorie sociale të jetës dhe veprimtarisë të cilitdo që
ndjehet i plotësuar në jetën e tij me këtë futboll. Realisht e kam ndjekur
Superioren në katër javët e para dhe kam vlerësime më shumë pozitive për të.

 

Janë luajtur katër javët e para të kësaj kategorie, çfarë
përshkrimi keni për to?

 

Mendoj
se janë luajtur ndeshje të mira, disa prej tyre edhe të bukura, por kishte edhe
ndonjë ndeshje që, për nga niveli, nuk të joshte shumë. Duket se ka grintë dhe
luftë sportive në fushën e lojës, fakt që reflektohet më shumë tek rezultatet
shumë të ngushta që janë fiksuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve që janë
luajtur.

 

Nëse do t’i ndani 20 ndeshjet e katër javëve, cilën do ta veçoni
si më të mirën, dhe pse?

 


këto 20 ndeshje, diferencat e skuadrave në fushë kanë qenë shumë të ngushta,
dhe në këtë koncept mendoj, se ishte takimi i javës së tretë Teuta-Partizani,
0-2 apo edhe “derbi” Partizani-Tirana, 0-0. Në Elbasan u luajtën 90 minuta me
rrjedhshmëri, me raste goli dhe lojë të mirë, por pa arritur golin. Gjithsesi,
këtu duhet thënë se kualitetet nuk e bënë diferencën në lojë dhe këtu vjen si
domosdoshmëri didaktika ndryshe e stërvitshmërisë nga trajnerët.

 

Po si ndeshjen më të dobët, cilën do të veçonit?

 

Janë
vetëm katër javë të luajtura dhe është pak e vështirë që të veçosh ndeshje të
dobëta, duke patur parasysh se ende skuadrat nuk janë shprehur plotësisht në
vlerat e tyre. Gjithsesi, takimi i javës së dytë Flamurtari-Luftëtari, 5-0,
mund të veçohet si i dobët për sa i përket gjirokastritëve, pasi aty dukej
sikur në fushë ishte vetëm një skuadër. Ndoshta në këto tregues mund të
vendosen edhe katër ndeshjet e javës së katërt që dolën të bardha, 0-0:
Korabi-Vllaznia, Laçi-Kukësi, Flamurtari-Teuta dhe Partizani-Tirana.

 

Po treguesi më i dobët cili ka qenë sipas jush në këto katër javë
të para të Superiores 2016-2017?

 


optikën e 20 ndeshjeve, janë shprehur edhe tregues të veçantë, e konkretisht
goli ka qenë në “koma” në javën e katërt sepse u shënua vetëm një i tillë.
Golat e paktë, mendoj se tregojnë faktin që kualitetet e sulmit nuk janë të
kolauduar mirë në raport me pjesën tjetër të skuadrës, ndoshta edhe nga fakti
tjetër, që jemi në fillim dhe trajnerët nga ana e tyre bëjnë edhe studimin e
çdo individi në lojë. Gjithsesi, ky tregues duhet t’i shqetësojë trajnerët.

 

Çfarë mesatareje golash kualifikohet sipas jush, janë shënuar 25
në 20 ndeshje?

 

Nëse
bëjmë matematikën, mendoj se është një mesatare e dobët, e cila është
emergjente dhe duhet të tejkalohet nga java në javë. E përmenda më sipër faktin
që në javët e para trajnerët i japin më shumë përparësi veprimeve mbrojtëse për
mos pësuar dhe gjatë lojës ka shumë pauza deri tek goli. Por, ende nuk ka
veprime të qarta  në lojën e krahëve dhe në vertikalizimin e aksioneve për
finalizim. Psiko-lëvizja në lojë ka qenë e vakët e, për pasojë, lojtarët nuk
kanë patur shumë zgjidhje në marrjen e topit. Por duhet ta përmend faktin se
kjo situatë goli është shqetësuese që kërkon përmirësim sa më të shpejtë.

 

Përsëri tek goli, janë tre skuadrat Korabi, Teuta dhe Laçi, të
cilat nuk kanë shënuar ende. Ku i shikoni ju mangësitë në këto skuadra?

 

Edhe
këto skuadra besoj se vuajnë ato momente që i përmenda më sipër për shënimin e
golit, por prej tyre duhet korrigjim në vazhdimësi. Janë katër javë pa shënuar
asnjë gol dhe kjo situatë nuk mund të quhet e justifikueshme. Duket se të tria
këto skuadra ende nuk e kanë zgjidhur lojtarin e golit e, për këtë, duhet të
operojnë më shpejt me vendosje të reja taktike gjatë lojës së tyre.

 

Mund të themi se ende këto skuadra nuk e kanë arritur përshtatjen
e të gjitha reparteve të tyre në fushën e lojës?

 

Përderisa
nuk kanë shënuar ende, natyrisht që ky është një fakt, i cili nënkupton se nuk
janë përshtatur mirë si skuadra. Niveli i futbollit shqiptar është në rritje,
kryesisht në Kategorinë Superiore, por tek përshtatja mendoj se vështirësitë
janë më evidente. Ndoshta edhe për faktin se skuadrat janë përforcuar me
elementë të rinj, e po kështu edhe me trajnerë të rinj. Ky mund të quhet një
tregues real, “çekanët” e të cilit rrahin tek merkatua e presidentëve të këtyre
skuadrave.

 

Po arbritrat, sa mendoni që kanë ndikuar në këto 25 gola të
shënuar në katër javët e para?

 

Mendoj
se gjykimet kanë qenë korrekte dhe profesionalë, thuajse në të 20-ta ndeshjet
që janë luajtur. Gabime prej arbitrave edhe janë bërë, por ato nuk kanë ndikuar
në rezultatet e ndeshjeve, sepse më shumë kanë qenë njerëzore dhe jo në anën
profesionale. Në vazhdimësi mendoj se do të ketë më shumë përmirësime, pasi ka
nivel gjykimi potencial. Duke iu referuar edhe gjykimit të “derbit”, mendoj se
përvoja e arbitrave do të rritet nga ndeshja në ndeshje dhe këtu nuk duhet
harruar fakti që asistentët e tyre kanë ndikuar pozitivisht në nivelin e
gjykimeve.

 

Ka edhe një dukuri, ku në 10 skuadra, pesë kanë trajnerë të huaj
dhe pesë shqiptarë, çfarë ndikimi ka kjo situatë bankinash?

 

Sigurisht
që ardhja e tyre ka ndikuar pozitivisht, sepse duket se ata kanë futur
mentalitete nga shkollat ku vijnë. Prandaj edhe përshtatja e skuadrave që ata
drejtojnë, ende është jo fort e plotësuar në lojë. Për shembull: italianët më
shumë rëndësi në lojë i kushtojnë mbrojtjes për të arritur qëllimin, por golin
e kërkojnë gradual. Duke iu referuar ndeshjes Partizani-Tirana, në pjesën më të
madhe të “derbit” Partizani e shprehu me lojën e tij këtë realitet, e po kështu
me Kukësin, Teutën apo edhe Luftëtarin që në këtë sezon kanë trajnerë të huaj
në bankinat e tyre dhe me golin nuk kanë “marrëdhënie” të mira.

 

Si një ish-portier i Superiores, sipas jush, çfarë niveli kanë
treguar portierët që kanë luajtur në 20 ndeshjet e kësaj kategorie?

 

Jo
për nostalgji, por do të thosha se portierët kanë qenë protagonistë pozitivë në
skuadrat e tyre. Përjashtuar dy-tre portierë që kanë pësuar shumë gola: Luftëtari
7, Teuta 5 dhe Flamurtari 4, njëherësh dhe duke iu referuar “derbit”
Partizani-Tirana, unë do të thosha se, vetëm nga forma e mirë e portierëve nuk
janë shënuar  shumë gola, sikundër me formën e Ilion Likës të
Tiranës në “derbin” e së dielës.

 

Si e mendoni vazhdimësinë e kësaj kategorie: me apo pa trukime?

 


traditën e 10 apo 15 viteve të fundit, kemi dëgjuar shumë për trukime
ndeshjesh, kryesisht në fazën e tretë e të katërt. Në këtë aspekt, këto katër
javët e para kanë qenë të pa prekura nga ky fenomen. Mendoj se nuk ka patur
ndeshje të paravendosura dhe se ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë.
Bastet e vrasin tifozin, por nuk e humbasin atë dhe këtu po kujtoj një thënie
të të madhit Bekenbauer: “Nëse doni të shikoni futboll, hiqni bastet”.
Kjo është një domethënie aktuale për futbollin tonë.

 

Java e katërt në fokusin tuaj, cilën ndeshje veçoni si më të mirën
dhe cilën si më të dobët?

 


gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e tyre për çdo skuadër, kështu që të pesta
çiftet ishin të rëndësishëm, por derbi Partizani-Tirana besoj se tregoi se
ishte kryendeshja e javës. Jo vetëm se u ndeshën dy nga skuadrat më të mira në
historinë e futbollit tonë, por se realisht loja e tyre ishte në nivele të
mira, duke përjashtuar finalizimin në portat respektive. Por, edhe ndeshjet e
tjera do t’i quaja delikate, sidomos derbin e veriut Korabi-Vllaznia, që nuk
prodhoi asnjë gol.

 

Me këto katër javë, a kanë treguar skuadrat se çfarë pretendimesh
kanë në këtë edicion?

 

Ende
nuk flitet për pretendime, por me aq sa kemi parë, për titullin kampion dhe për
një vend në Europë do të jenë Skënderbeu, Partizani, Kukësi e Tirana. Sikundër
po luajnë në këto katër javë, Vllaznia dhe Flamurtari mund të jenë në mesin e
tabelës, ndërkohë që katër skuadrat e tjera mendoj se do të luftojnë për
mbijetesë. Natyrisht që këto janë mendime vetëm nga ato 360 minuta lojë që kemi
parë, sepse do të ketë edhe lëvizje të tjera në renditje gjatë 32 javëve të
tjera.

 

Pse të mos themi se Skënderbeu me 4 fitore e 12 pikë të plota e ka
vendosur veten në pozicionin e një pretendenti real për titullin kampion?

 

Nëse
do të gjykojmë vetëm për këto katër javët e para, kështu duket, por nëse do të
mendojmë që janë edhe 32 javë për t’u luajtur, kjo të detyron të matesh e të
presësh fazën e katërt për t’i “rënë në kokë” kampionit.

 

E keni një vlerësim për tifozeritë e skuadrave në këtë edicion?

Me
sa kemi parë në këto katër javët e para në 20 ndeshjet që janë luajtur, në
optikën time duket se tifozët po i frekuentojnë stadiumet. Kjo ndodh kryesisht
kur luajnë skuadrat e kryeqytetit, sikundër edhe “derbi” mes tyre të dielën, ku
dekori që krijuan tifozët, jo vetëm që e zbukuroi ndeshjen, por i dha vlerën e duhur
asaj. Kësisoj atyre u është bërë edukatë shikimi i ndeshjeve, sepse po u luajt futboll
i mirë edhe stadiumet mbushen.

 

 

Somario


katër javët e luajtura, mendoj se nuk ka patur ndeshje të paravendosura dhe
ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë. Bastet e vrasin futbollin dhe e
humbasin tifozin, e këtu po kujtoj një thënie të të madhit Bekenbauer:
“Nëse doni të shikoni futboll, hiqni bastet”. Kjo ka domethënie
aktuale për futbollin tonë

 

 

BOKS/ Superiore



Partizani-Tirana, sfida e dekorit të tifozëve

 

Duke
e ndjekur në vazhdimësi Kategorinë Superiore, specialisti i futbollit Vladimir
Bega, sfidën e javës së katërt Partizani-Tirana, ose “derbin e kryeqytetit”, e
quan si një provë pretendimi për titullin kampion nga këto dy skuadra. “Edhe
pse është shpejt për ta thënë se, këtu ishte fati i titullit kampion, ky
ballafaqim edhe në këtë këndvështrim mund të analizohet. U ndeshën dy skuadra
të mëdha të futbollit shqiptar dhe, në realitet, ky “derbi” u luajt si i
barabartë, me rrjedhshmëri e raste për të dyja skuadrat. Natyrisht, që në
ndeshje të tilla edhe emocionet bëjnë punën e tyre dhe barazimi mendoj se ishte
rezultati më i drejtë. Në përgjithësi, Partizani-Tirana më pëlqeu edhe sepse
pamë një ndeshje të mirë dhe me një tifozeri me dekor të përmasave evropiane”.

 

 

 

BOKS/ Kombëtarja



Lojtarë “extra” dhe filozofi evropiane në lojë

 


fokusin e Vladimir Begës gjatë intervistës së tij për gazetën “Telegraf” ishte
edhe paraqitja e Kombëtares shqiptare, jo vetëm në Evropian, por më shumë në
vazhdimësinë për ndeshjet e Botërorit 2018. “Mendoj se është evidente puna e
mirë që ka bërë trajneri De Biazi në Kombëtaren tonë. Me lojtarë e përzgjedhur
dhe taktikat e tij, ai ka përcjellë filozofinë e futbollit italian, ndërsa për
dy ndeshjet e radhës me Litehshteinin dhe Spanjën unë do të kisha dy
këndvështrime. Duhet kaluar pa nënvleftësim Liteshteinin, por duhet vlerësuar
në maksimum dhe pa inferioritet ndeshja me Spanjën. Mendoj se do të arrihet një
rezultat pozitiv në këtë ndeshje dhe 4 pikë në të dyja këto ballafaqime do të
ishin pozitivë për vazhdimësinë e Kombëtares”, deklaroi Bega në vlerësimin për
Kombëtaren.

 

 

Dukuria VIP, një gol në pesë ndeshje!

 


javët e katërt të kategorisë Superiore, dy ishin dukuritë më të spikatura; së
pari, shënimi i vetëm një goli në pesë ndeshje dhe së dyti, dhënia e dy
kartonëve të kuq në po kaq ndeshje. Nëse kartonët mund të quhen edhe si një
justifikim, në raport me gjendjen aktuale fiziko-psikologjike të lojtarëve, për
shënimin e golit kjo mund të jetë një nga rekordet e historisë së futbollit
shqiptar. Janë 19 golashënues për 25 gola, edhe kjo një shifër që nuk flet
shumë për finalizimin në përgjithësi, por edhe për mangësitë e sulmit në
veçanti.

 

 

BILANCI NË TOTAL

 

PARTIZANI-TIRANA

Ndeshje 146, Fitore Partizani 60, Fitore Tirana 40, Barazime 46,
Golavarazhi 212:162

 

 

U luajtën/ Java e Katërt

Datë 24 shtator 2016

Laçi-Kukësi                   
0-0

Korabi-Vllaznia            
 0-0

Flamurtari-Teuta          
 0-0

Skënderbeu-Luftëtari
    1:0

Datë 25 shtator 2016

Partizani-Tirana            
0-0   

RENDITJA

Skuadra             
Nd     Pikë

1.
Skënderbeu        4       12 

2.
Partizani             4         8

3.
Kukësi              
 4       
 6

4.
Vllaznia            
4         6

5.
Flamurtari          4       
 4

6.
Tirana              
  4       
 4

7.
Laçi                  
 4     
    3

8.
Luftëtari             4          3

9.
Korabi              
 4       
  2

10.
Teuta              
 4       
  2

Golashënuesit

3 gola: Salihi (1p) (Skënderbeu), Shkodra (Flamurtari), Pejiç (2p)
(Kukësi)    

2 gola:……………………………………………………………………………………………….

1 gol: Bushiç,
Galiç, Shehaj (Flamurtari), Batha (1p), Atanda, Ekuban  (Partizani),
Jashanica, Junior, Xhejms (Skënderbeu), Greca, Emini (Kukësi), Montero
(Luftëtari), Taku, Marville (Tirana), Tafili (1p), Hebaj (Vllaznia) 

 

Sigal