Gazeta Telegraf/Mbrojtësi i kombëtares shqiptare,Elseid Hysaj, gati për rinovimin e kontratës me Napolin

415
Sigal

Elseid Hysaj është pranë rinovimit të kontartës me Napolin, mungon vetëm zyrtarizimi.

Së shpejti do të zyrtarizohet kontrata e Hysaj ku mendohet se para ose pas ndeshjes me Benficën, mbrojtësi do të hedhë firmën mbi kontratë që e mban atë të lidhur me klubin napoletan deri në vitin 2021.

Agjenti i Hysajt në një prononcim për mediat italiane ka bërë me dije se rinovimi i klientit të tij me Napolin është vetëm cështje ditësh.

”Kemi zgjidhur cdo detaj përsa i përket marrëveshjes së re dhe në javën e ardhshme Hysaj do të rinvojë kontratën e tij me Napolin, shpresoj që kjo të ndodhë përpara ndeshjes ndaj Benficës”, deklaroi agjenti.