Gaz Demi nga Saranda: Asnjë tolerancë ndaj “Krasnodarit” dhe investime të bujshme në Sarandë

1611
Presidenti i klubit sportiv “Partizani”, i mirënjohuri biznesmen Gaz Demi, në këtë mesgushti ndodhet në Sarandë. Saranda është jo vetëm vendlindja e tij, por edhe shtëpia e dytë e klubit sportiv “Partizani”. Vetëm për një moment, që për jetën e presidentit Demi, janë momente respektuese për tifozët dhe fansat e ekipit “Partizani “ në Sarandë, ai është shfaqur papritur në lokalin “ Partizani” në Sarandë. Emocione… Presidenti Demi nuk e ka preferuar fotografinë, por biseda ka qenë e lirë… Çfarë tha presidenti Demi? Nuk do të tolerojmë aspak presionin rus, nëse për dy lojtarët kosovar nuk jepet viza, ne fitojmë në tavolinë 3:0. Informacioni që kërkon Rusia për lojtarët tanë, Ramadani dhe Ibrahimi, janë dhënë konform rregullave, por dihet që Rusia nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por dhe ne nuk tolerojmë si ekip. Presidenti Demi ka shfaqur ambiciet e kampionatit të ardhshëm bindur tek trofeu, por nuk ka përmendur oferta merkatoje. Ndërkohë që ka lëshuar “bombën” se ekipi i “Butrintit” do të kalojë nën administrimin e tij. Tifozët ultra të Sarandës e kanë falënderuar presidentin Demi edhe për dhuratën e tv, edhe për autobusin fala për ndeshjen në Elbasan, ndërsa presidenti human, ka premtuar se do sjellë tek lokal”Partizani” një tv tjetër 60 pol. Dhe njëkohësisht do të hapet një lokal me suvenire të simboleve “Partizani”, ku ideator dhe administrator do të jetë i famshmi Ilir Bajrami. 

 Korrespondeti i Gazetës “Telegraf” në Sarandë, Agron MEMA
Sigal