Sigal

Një stërvitje e lehtë për kuqezinjtë dhe që sot nis përgatitja për Kievon. Në intervistën për klubin, Gatuzo analizoi momentin e ekipit, por edhe ndeshjen e fundit me Olimpiakosin.

Çfarë ju kënaqi nga ndeshja e së enjtes?
Rezultati. Provuam të luanim me 4-4-2, por mbeta i pakënaqur në lojën pa top. Gabuam shumë në mesfushë dhe në qarkullim topi, por ideja e lojës që kemi na imponon përmirësime.

Nuk mund të flitet për një paraqitje negative sidoqoftë?
Luajtëm nën ritëm në pjesën e parë dhe krijuam shumë, por portën nuk e sulmuam me bindje. Ky ishte një tjetër problem.

Si mendoni t’i zgjidhni këto problematika?
Duhet të lëvizim në grup, teksa zona mes Bilias dhe Bakajokos shpesh ishte tepër e gjerë. Në këtë mënyrë shpenzojmë më shumë energji, mbrojtja detyrohet të tërhiqet dhe skuadra humb koordinatat.

Kundër grekëve u pa një Çalhanoglu në nivel?
Hakani ka nevojë për besim dhe qetësi. Është një djalosh që i ndien shumë ndeshjet dhe ky është problemi i tij kryesor. Duhet ta ndihmojmë të gjithë që të rikthehet në nivelet e tij

Si është gjendja e Kutrones?
Patrik luajti në Empoli me probleme në kavilje, nuk është mister që nuk gëzon 100 për qind të formës, por për mënyrën sesi po sillet të gjithë në dhomat e zhveshjes e kanë vlerësuar.

Edhe Higuain rrezikoi duke luajtur një ndeshje të plotë.
Ai i pari, por edhe klubi e dite që nuk ishte në formën ideale, e megjithatë shënoi një gol fantastik. Mund të them që zhvilloi një ndeshje të madhe duke sakrifikuar shumë

. A do të jetë Ibrahimoviç një  nga përforcimet e janarit?
Nuk flas për lojtarët që nuk i stërvit vetë. Duhet të mendoj vetëm për rezultatet.

Leonardo deklaroi se në verë Ibra ishte monitoruar… 
Idetë e drejtuesve nuk më thuhen, mbase sepse janë thjesht ide.