Gasperini: Interi eksperiencë negative, më dogji karrierën në nivele të larta

95

Interi po zhvillon një sezon shumë pozitiv nën drejtimin e Antonio Contes, por më parë, gjërat nuk është se kanë shkuar dhe aq mirë për strategët që kanë marrë drejtimin e zikaltërve. Gian Piero Gasperini mori drejtimin e Interit në vitin 2011, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë, siç e pranon edhe vetë ai në një intervistë për faqen e UEFA-s.

“Ajo aventurë më dogji nivelet e larta. Kam qenë i detyruar të rifilloja gjithçka nga e para në drejtim të një ekipi që ndodhej në vendet e fundit të renditjes.

Megjithatë, në Bergamo kam gjetur një klub shumë të organizuar, me një president ambicioz dhe një tifozeri të dashuruar me skuadrën e saj. Gjithë këto përbërës, bashkë me një ide të qartë futbolli, kanë ndihmuar në evoluimin tonë. Jam në vitin e katërt dhe kanë qenë katër vite të ndryshme, kjo është hera e parë që skuadra ka ndryshuar më pak”, u shpreh Gasperini.