Gareth Bale i bën dalje Ronaldos dhe shmang komentet për trajnerin: Pa të luajmë si ekip

433
Sigal

Në një intervistë për “Daily Mail” Gareth Bale është ndalur të flasë për finalen e Champions League, aty Real Madrid mundi 3-1 Liverpool, falë dopjetës së uellsianit.

Bale rrëfen se ishte shumë i zemëruar që nuk luajti si titullar në finale, pasi mendon se e meritonte një vend nga minuta e parë, por kur pyetet se kush është më i mirë Lopetegui apo Zidane, Bale shmanget nga një përgjigje konkrete.

Si ishte goli në Kiev?

“E dija saktësisht se ku po shkonte topi dhe mund ta shihni në video që ktheva kokën për të parë saktësisht se ku po shkonte topi, duke e ditur se ishte mirë. Rënia përtokë ishte e lehtë. Nuk e ndjen!”

“Ishte një heshtje e çuditshme për një fraksion sekonde, pastaj gjithçka shpërtheu, më kujtohet Marcelo dhe Kroos duke vrapuar pasi të gjithë ishin grumbulluar”.

Më mirë se goli i Cristiano Ronaldo ndaj Juventus?

“Nuk mund ta them unë këtë.”

Largimi i Ronaldos…?

“Natyrisht, do të jetë ndryshe që të mos kemi një lojtar të tillë të madh, ndoshta është paksa më i relaksuar. Mendoj se do të jetë diçka më shumë nga skuadra, për të punuar më shumë si grup sesa në një lojtar”.

Goli nuk u konsiderua nga UEFA si një nga dhjetë më të mirët e sezonit…

“Unë nuk e di pse ai nuk ishte në atë listë, unë dua të di se kush është në atë panel, sepse dua ta dëboj.”