Gareth Bale dëmtohet duke luajtur golf

452
Sigal

Gareth Bale vazhdon të aplikojë sportin e tij të preferuar, golfin. Dhe si pasojë e këtij sporti, sipas “El Chiringuito”, ai ka mbetur i dëmtuar, sepse vazhdon të luajë edhe në pushime në plazh.

Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Pavarësisht se Zinedine Zidane nuk e do në skuadër, uellsiani dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Por, sipas “El Chiringuito de Jugones”, as në momente kritike të karrierës së tij, Bale nuk është i fokusuar.

“Jugones” raporton se 29-vjeçari është duke i kaluar pushimet në Mallorca dhe gjatë gjithë ditës së djeshme ka luajtur golf, ku edhe ka mbetur i dëmtuar.

“Më shumë se plazh, Bale ka luajtur golf gjatë gjithë ditës në Mallorca deri kur është detyruar ta lërë për shkak të dhimbjeve në shpinë”, tha gazetari i “El Chiringuito”, Alex Silvestre.