Gareth Bale del kundër planit të Real Madridit

578
Sigal

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, ka përsëritur se uellsiani synon të qëndrojë te Real Madridi sezonin e ardhshëm.

“Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi dhe është gati të fillojë javën e ardhshme para-sezonin”, tha Barnett.

“Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe është në dispozicion të Zidane”, shtoi ai.

Bale është lidhur kohët e fundit me një lëvizje tek Interi, ndërsa përgatitjet e para-sezonit të Realit nisin më 8 korrik.

Zidane ka thënë publikisht se nuk ka aspak nevojë për shërbimet e 29-vjeçarit edicionin e ri.