Gara e 3-të Ndërkombëtare e Kërcimit me Kuaj, aktiviteti special sportiv me e plot surpriza

515
Pas suksesit të dy garave të para të Hipizmit të zhvilluar në Prill dhe Maj, Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj në bashkëpunim me Spitalin Amerikan dhe Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë do të sjellin Aktivitetin më të bukur të kësaj vere: Garën e III Ndërkombëtare të Sporteve me Kuaj, eventi në natyrë që nuk duhet humbur! Aktiviteti do të mbahet në datën 20 Korrik; ditën e mërkurë në orën 20:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.
Në këtë garë do të garojnë të 2 kategoritë fëmijë dhe të rritur. Një nga suprizat e zbuluara deri tani nga organizatorët është këngëtari i dashur për publikun Vedat Ademi me bandën e tij, të cilët do të performojnë live gjatë aktivitetit. Parë edhe nga interesi i treguar gjatë dy garave të mëparshme sporti i hipizmit tashmë mund të konsiderohet si një ndër sportet më të dashura dhe më interesantë për t’u ndjekur nga të gjitha grupmoshat. 
Nën kujdesin e veçantë të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj në Tiranë, vitet e fundit konstatohen përpjekje dhe iniciativa për të sjellë si aktivitet sportiv edhe rekreativ edhe në vendin tonë, disiplina të ndryshme të sportit të hipizmit. Do të jepen 3 çmime të rëndësishme; 2 vendet e para; një për kategorinë fëmijë dhe një për kategorinë të rritur, të cilat do të shoqërohen me 2 kupa honorifike.
Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e eventit në datën 20 Korrik, ora 20:00, Pranë Stadiumit Selman Stermasi!
Sigal