Gara e 1500 metrave Golden Gala, Luiza Gega në vendin e 8

486
Atletja e Kombëtares Shqiptare Luiza Gega mori pjesë në garën 1500 metrave në etapën e katërt Ligës së Diamantit të zhvilluar në Romë, duke dhënë kohën 4’03”01. Atletja shqiptare bëri një garë të mirë, por në 400 metrat e fundit humbi terren dhe doli e teta mes 17 garueseve.
Kjo është pjesëmarrja e saj e dytë në etapat e Ligës së Diamantit për këtë sezon. Ajo garoi më 15 maj në Doha të Katarit, në etapën e parë, ku u rendit e pesta dhe vendosi rekordin e ri kombëtar në 1500 metra, me kohën 4’02”63.
Sigal