Gafë e Loris, Kroacia rindez shpresat

504
Sigal

Po luhet në “Luzhniku” finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë. Një nga supersfidat e vitit për të gjithë personat e dashuruar pas këtij sportit. Është padyshim eventi më i rëndësishëm i planet dhe asgjë nuk mund të krahasohet me titullin kampion bote.

finalja

Për kroatët finalja është një ëndërr që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Nga ana tjetër “gjelat” ndoshta e prisnin këtë sfidë epokale. Një sukses madhështor i Francës që duhet të konkretizohet me fitore. Një supersfidë që do të në librin e historisë. Le të fitojë më i miri.

maxukic

LIVE FRANCË-KROACI 4-2

Manxukiç (autogol) 19′, Grizman 38′ (p), Pogba, Mbape   / Perisiç 28′, Manxukiç

78′ Drithërima në portën e Francës, provon Rakitiç me një gjuajtje topi përfundon jashtë kuadratit.

76′ Vërsaliko e ekzagjeron dhe provon me një guajtje nga jashtë zonë, por që përfundon jashtë kuadratit.

73′ Zëvendësim i dytë te Franca, largohet Matuidi, vendin e tij e zë Toliso.

71′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Rebiç, vendin e tij e zë Kramariç.

69′ GOOOOL KROACIA 4-2. Gafë e pafalshme e Loris. Manxukiç nuk fal dhe rindez shpresën 

66′ GOOOL FRANCA 4-1. Kilian Mbape shënon golin e sigurisë me një gjuajtje potente nga jashtë zonës. Nuk lëviz Subasiç. 

62′ Franca sërish në sulm. Brozoviç largon në këndore një top të rrezikshëm që po shkonte tek Mbape.

59′ GOOOL FRANCA 3-1. Pol Pogba ka shënuar golin e tretë me një gjuajtje të saktë nga jashtë zone.