Gaboi në tetor, PSG vendosi sot një gjobë rekord për Kilian Mbape

468
Sigal

Kilian Mbape për shumëkënd është lideri i PSG dhe Francës, një lojtar i cili në vitet e ardhshme pritet të arrijë në nivelet e Mesit dhe Ronaldos si emër dominues në futbollin botëror. Por edhe për një lojtar të këtij kalibri, rregullat mbeten rregulla e si të tilla duhen respektuar. Kjo është arsyeja pse klubi i PSG-së i ka vendosur atij një gjobë rekord.

Mediat franceze kanë mësuar se klubi i ka vënë atij dhe Rabio një gjobë rekord prej 180 mijë eurosh për një ngjarje që ka ndodhur më 28 tetor të vitit të kaluar. Të dy lojtarët u paraqiten me vonesë në mbledhjen teknike të trajnerit Tuhel pas duelit PSG-Olimpik Marsejë dhe klubi nuk i fali, duke u vënë një gjobë të tillë për thyerje të etikës në klub.

I ndërgjegjshëm që kishte bërë një gabim, Mbape kishte firmosur sot menjëherë fletën përkatëse të gjobës, duke kaluar 180 mijë euro në llogarinë e një fondacioni të krijuar nga PSG që merret me bamirësi.