Gabimi i Murinjos me De Bryn, belgu tregon marrëdhëniet

511
Një nga gabimet e Hoze Murinjos është De Bryne. Portugezi e ka pasur mesfushorin në ekip gjatë kohës kur drejtonte Çelsin, por i besoi pak minuta në lojë. Për këtë periudhë ka folur edhe vetë belgu në një intervistë për BBC-në. “Unë nuk jam një futbollist që flas shumë me trajnerin tim. Me Murinjon kam folur vetëm dy herë gjatë kohës kur luaja për të, fillimisht kur i kërkova të largohem te Dortmundi. Kur vendosa të ardhmen time, i thashë se duhej të largohesha për të luajtur futboll në fushën e lojës, dhe jo për të qëndruar në bankinë”, është shprehur De Bryn.
Sigal