Futja e maceve në fushën e lojës? Ja gjoba që paguan ekipi që “thyen” rregulloren e UEFA-s

86

Macet janë një kafshë e bukur, por ndodh që ata edhe të “pushtojnë” fushat e futbollit. Ato kalojnë lirisht në një ndeshje të Champions League. Por për këtë UEFA nuk i dëgjon kurrë justifikimet dhe prandaj ka gjobitur ekipin e Besiktas, pasi nuk ka organizuar si duhet ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munchen.

Në Stamboll luhej ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions. Besiktas nuk ka asnjë shpresë për të kthyer rezultatin pas 5 golave të pësuar nga Bayern-i, por përpiqet dhe bën të pamundurën. Por pavarësisht rezultatit, ndodh ajo që nuk parashikohej. Një mace ecën në fushë e pashqetësuar. Ky episod, në fakt prishi ritmin e një gare që procedonte pa ndonjë tension të madh.

Por pas leximit të rregullores, Besiktas ka shkelur paragrafin 1 të artikullit 16 të Kodit Disiplinor. Dhe në fund vjen saksioni, plot 34 mijë euro për macen që ecte në fushë. Dhe të mendosh faktin që macja e vogël u zgjodh me shaka lojtarja më e mirë në fushë, dhe që Bayern e përdori për Meme  per sloganin e tyre “Mia San Meow”. 2027cfe8dcd05289530420f84cfecead