Futbollsti kosovar njësoj si Ronaldinho, shënon këtë super gol

496
Sigal

Një super gol, që na kujton magjinë e brazilianit Ronaldinho. Këtë gjë ka bërë sot futbollisti kosovar Arbër Zeneli duke shënuar në ndeshjen që Herenveni po zhvillon me Emenin në kampionatin holandez.

Në minutën e 30-të Zeneli ka shënuar një “perlë” nga goditja e dënimit duke e kapur të papërgatitur portierin.

Menjëherë të shkon mendja të goli që Ronaldinjo i ka shënuar Anglisë në Botërorin e 2002. Ky ishte goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin e Kosovës.