Futbollisti i Vitit, një mbrojtës i rrëmben trofeun Mesit dhe Ronaldos

781
Sigal

Ceremonia e sotme e UEFA-s në Montekarlo nuk ishte vetëm për të hedhur shortin për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, por edhe për të shpërndarë trofetë individual më të rëndësishëm për edicionin e kaluar.

Fillimisht, presidenti i UEFA-s, Alaksander Çeferin i dorëzoi Çmimin Presidencial për këtë edicion një legjende të futbollit botëror, Erik Kantona, i cili vazhdon të jetë një emër i dashur edhe në rolin e opinionistit me batutat e tij. “Thjesht e dua futbollin”, tha francezi në skenë.

Më pas, e kishin radhën trofetë individualë të lojtarëve tw ndryshëm, pasi në garë ishin ato për lojtarin më të mirë të Ligës së Kampioneve për pozicionin në fushë, e sigurisht në fund edhe për lojtarin e lojtaren më të mirë të aktivitetit.

Trofetë

– Çmimi presidencial: Erik Kantona

– Portieri i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Alison Beker (Liverpul)

– Mbrojtësi i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Virgil van Dajk (Liverpul)

– Mesfushori i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Frenki de Jong (Ajaks /Barcelona)

– Sulmuesi i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Lionel Mesi (Barcelona)

– Futbollistja e Vitit UEFA: Lusi Bronz (Angli)

– Futbollisti i Vitit UEFA: Virgil Van Dajk (Liverpul)