Futbollisti i Paris SG do t’i bashkohet “Premier League”, Tottenham arrin akordin me francezët

538
Paris SG prej kohësh e kishte nxjerrë në shitje brazilianin Lucas Moura dhe skuadrat e interesuara për të nuk kanë munguar. Destinacioni më i përfolur ishte “Premier League” dhe sipas raportimeve të fundit nga Britania asgjë nuk ka qenë rastësi.
Klubi i Tottenham dhe Paris SG kanë rënë dakord për transferimin e 25-vjeçarit për shifrën e 25 mln stërlinave, plus 5 mln të tjera bonuse.
Moura prej kohësh thuajse i kishte humbur kontaktet me fushën e gjelbër pasi Emery ia kishte bërë të qartë se në skuadër nuk kishte vend për të.
Nga ana tjetër ndeshje e fundit në kupë tregoi se Tottenham ka nevojë urgjente për të përforcuar ekipin pasi futbollistët në dispozicion nuk mjaftojnë për të gjithë kompeticionet.
Sipas “Sky Sport” edhe pse nuk bëhen të ditura, “spursat” kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon termave financiare edhe me lojtarin.
Sigal