Sigal

Në miqësoren mes Wuppertaler dhe Bayern Leverkusen të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka pasur momente paniku në fushën e blertë.

Futbollisti i kombëtares gjermane Karim Bellarabi ka pësuar kolaps nga lodhja e tepërt dhe temperaturat e larta duke u rrëzuar para panikës së Leverkusen.

Në momentin e pushimit të ndeshjes ai është kthyer për t’u ulur në pankinë, teksa pa pritur ai është rrëzuar përtokë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit mjekësor dhe më pas ambulanca për të shoqëruar lojtarin për në spitalin më të afërt.

Megjithatë, ai është përmirësuar disi, por i duhet të qëndrojë disa ditë jashtë fushave për t’u rikthyer sërish në stërvitje me skuadrën e tij.