Futbollisti i Barcelonës ndahet nga këngëtarja e njohur pas 7-vitesh

513
Ata janë një nga çiftet më të famshme dhe gjatë historisë së tyre shtatë vjeçare kanë reflektuar vetëm qëndrueshmëri.
Shakira & Gerard Pique janë pa dyshim një nga çiftet më të famshëm dhe që kur janë njohur gjatë Botërorit të 2010 në Afriken e Jugut, ka pasur një qëndrueshmëri, të paktën deri tani. Ditët e fundit janë vënë re disa shenja që tregojnë se ata të dy nuk jetojnë më bashkë.
Mediat kolumbiane raportojnë se Shakira ka blerë një pronë në Barcelonë, në të cilën ajo fle vetëm, dhe kjo teori është përforcuar pasi as këngëtarja dhe as futbollisti nuk kanë ndarë së bashku moment nëpër rrjetet sociale që prej muajsh.
Kolumbjania është e përqëndruar në nxjerrjen e albumit të saj të ri, dhe fotoja e fundit që publikoi me babain e fëmijëve të saj, është në dasmën e Leonel Messit, në qershor të këtij viti.
Ndërsa futbollisti publikimin e fundit me Shakirën e ka bërë në mars, një video që ajo është duke ecur me patina me fëmijët.
Ajo që I shtoi më shumë dyshimet për këtë ndarje ishte xhesti që bëri futbollisti në ndeshjen e fundit me Barcelonën kundra Espanjolit.
Sa herë që Pique shënon gol ai tregon dy gishta nga secila dorë, që tregon dhe datën e lindjes së të dyve dhe Shakires dhe atij, 2 shkurt. Në golin e fundit tek njëra dorë nuk nxorri dy gishta por vetëm një, atë të mesit.
Por ende nuk ka ardhur një prononcim nga ana e çiftit në lidhje me ndarjen e tyre.
Sigal