Futbollisti Granit Xhaka na emocionon me fjalët që përzgjedh për bashkëshorten e tij

499
Sigal

Ditën e sotme bashkëshortja e futbollistit të njohur Granit Xhaka, Leonita feston ditëlindjen dhe ai ka tërhequr vëmëndjen me urimin e veçantë që i bëri në Instagram.

Futbolllisti kishte bashkuar disa nga fotot e tyre në një video dhe i kishte shoqëruar ato me një këngë shqiptare.

‘Për vajzën e cila më ndihmoje ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vete jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat tua të plotësohen, të uroj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Shumë urime ditëlindjen dhe së bashku të festojm të gjitha ditëlindjet tjera. Të dua’ ka shkruar Graniti.