Futbollistët dhe prostitutat, një binom i përhershëm

544
Sigal

Top modelet dhe sportistët e gjejnë veten shumë lehtësisht në krahët e njëri-tjetrit

Ish-prostituta e famshme algjeriano-franceze, Zahia Dehar, e njohur botërisht për marrëdhëniet e saj me ylli e Kombëtares së Francës dhe të Bajernit të Munihut, Frenk Riberi, tashmë është 20 vjeç, dhe është shndërruar në një nga muzat e dizajnerit të linjës së lartë të të brendshmeve, Karl Lagerfeld. Në vitin 2011, 18-vjeçarja Zahia Dare, ishte ulur afër një bari parizien, kur ajo u shfaq në ekranin e një televizioni. Në një tjetër televizor, në një tjetër kënd të Parisit, nëna e saj, – e cila është ashtu si Zahia, një myslimane, – ishte ulur në shtëpi, për të parë disa programe televizive. Atje ishin të tjera imazhe: Dehari e veshur në një mikro minifund; Dehari në një dyqan-seksi në versionin e një policie; Dehari në një makiazh të rëndë, pranë një prej yjeve të futbollit të Kombëtares franceze. Para dy vjetësh, vajza minoren shkaktoi një nga seks-skandalet më të mëdha në futbollin francez. Atëherë ajo ishte 17 vjeç në vitin 2009, dhe kishte pasur seks kundrejt parasë me yllin e Bajerit, Frenk Riberi dhe lojtarë të tjerë të Kombëtares franceze. Në fakt, Riberi nuk e dinte moshën e saj, nuk e dinte se ishte minorene, ndërkohë që atij i duhej të paraqitej përpara një gjykatës për shfrytëzimin e vajzës. Ligji francez parashikon minimalisht tre vite burg, por emri i futbollistit dhe shuma që ai u detyrua të paguajë e shpëtuan atë. Tani Zahia, duke folur për gazetën angleze “The Times’, tha se ajo ishte e zhgënjyer nga meshkujt, pasi ata e kishin trajtuar atë si një plaçkë. “Unë besoj se, të gjithë meshkujt duan të paguajnë për të bërë seks, nëse atë do të kishin mundësi”. Për më tepër, ata që s’i kishin kurrë problem paratë. Sipas Zahia Deharit, Riberi ishte shumë xhentëlmen, miqësor dhe shumë i këndëshëm. Francezi e kishte paguar deri në 5000 euro nata vajzën e re. Në moshën dhjetë vjeç, Zahia mbërriti së bashku me nënën e saj nga Algjeria dhe u vendos në Paris, duke jetuar në kushte të mjerueshme. Asaj i pëlqente të zbukurohej, të vishej bukur dhe të shijonte jetën. Në moshën 16 vjeç ajo zbuloi prostitucionin. Në lidhje me jetën e saj, një nga ikonat e kinemasë franceze, Izabel Adjani, do të xhirojë një dokumëentar. Ndërsa dizajneri i famshëm, Karl Lagerfeld, thotë: “Zahia është shumë joshëse, nuk është aspak vulgare”.

UEJNI RUNI, SEKS TRESH

Historia e marrëdhënieve të lojtarëve me prostitutat është shumë e hershme dhe e përsëritur. Një prej viktimave të tyre është dhe sulmuesi i Mançester Junaitidit dhe Anglisë, Ujeni Runi. Madje ylli anglez ka shkuar me dy njëherësh. 23-vjeçarja Helen Ud deklaroi kohë më parë për gazetën “Daily Mail” se, ajo dhe Xheni Tompson, kishin bërë seks me Runin, për 300 sterlina nata në një hotel të Salfordit. Helena tregoi për “Sunday Mirror” edhe detaje të tjera për sjelljen e Runit në shtrat. Xheni Tompson i hodhi më shmë benzinë zjarrit, duke thënë se ajo ishte paguar në shumën prej 1000 sterlina. Më pas, ato i kërkuan falje publike gruas së Ujeni Runit, Kolinës, që kishin fjetur m burrin e saj. Vetë Runi shpërtheu në lotë para gruas së tij, ndërkohë që Kolin e fali atë: “Unë e dashuroj atë, ky është burri me të cilin unë dua të jem”. Në kohën kur ndodhi tradhëtia e Ujenit Runit (2010), Kolin ishte shtatzanë me djalin e saj.

TERRI, DASHURI ME GRUAN E SHOKUT

Xhon Terri, në kohën kur ishte kapiteni i Anglisë, u përfshi në një nga skandalet më të turpshme në futbollin anglez. Ai kishte bërë dashuri me gruan e shokut të ekipit të tij, te Çelsi, Uejni Brixhit. Terri është babai i dy binjakëve, me gruan e tij, Tonin, por kjo nuk e pengoi atë të frenohej pas hireve të Vanesa Peronselit.

BALOTELI KËRKON ADN-NË E FËMIJËS

Sulmuesi italian i Mançester Sitit, Mario Baloteli, është i njohur për jetën kontraverse të tij. Ai është gjithmonë në qendër të gosipeve britanike dhe italianë. Së fundi, ish e dashura e tij, Rafale Fiko, deklaroi se priste një fëmijë që e kishte me sulmuesin me ngjyrë të Italisë.