Futbolli shqiptar, “sallon basti” i trukuar

726
Sigal

“Sport Radar” e nxjerr topkëmbën shqiptare si pjesë të skedinave 1X2, Etika e FSHF-së një komision pa vlerë

 Kategoria Superiore e mbylli javën e 13-të dhe krejt fazën e parë duke mbartur mbi vete shuplakat e huaja që na kanë “fshikur” këto ditë 97 herë, dhe në këtë “fushë të zezë” është “Sport Radar” që, për ndeshjet e trukuara na ka nxjerrë kampionë Europe. Por, edhe gojët e liga thonë se kjo fazë e parë la prapa shumë hije të zeza, edhe pse trukimet e deklaruara nga UEFA (Sport Radar), nuk kapin vetëm këtë sezon. Gjithsesi, duke e parë në këndvështrimin e goditjes që ky fenomen i jep futbollit, duket qartë se këto trukime po bëhen modë të luhen në dhe nën tavolina, por edhe në koefiçientë bastesh brenda e jashtë Shqipërisë, ndërkohë që nga FSHF-ja ka vetëm reagime me deklarata dhe asnjë masë konkrete. Kësisoj, për ta vazhduar idenë e këtyre radhëve, këto trukime tashmë janë bërë si ato telenovelat horror që ndiqen me kureshtje, ndërsa “heronjtë” e tyre asnjëherë nuk shfaqen hapur me sharmin ekzaltues! E pra, me futbollin, realisht duket se jemi kthyer në sallone bastesh dhe jo në ndeshje të rreegullta, ku fatin e rezultateve të ndeshjeve, në pikë dhe në gola, e vendosin kompromiset e tavolinave dhe jo fusha e blertë. Këmbanat e Evropës kanë rënë shumë dëgjueshëm për ata që kanë veshë ta dëgjojnë, ndërsa në futbollin tone duket ende një “mjek” që t’u kurojë veshët dhe mendjet e atyre që e kanë bërë biznes lojën e futbollit. Pse vallë ky “Sport Radari” doli kaq fshehur, teksa jep shifrën 97, por nuk jep konkretisht se cilat janë këto ndeshje të trukuara? Kjo mbetet një pyetje që e komprometon shumë futbollin tonë, por i jep edhe “kartonin e kuq” FSHF-së, e cila veç deklaratës se e pranon që ka ndeshje të trukuara, nuk ka asnjë rast konkret. Brenda strukturës së saj administrative ajo ka krijuar edhe trupa ligjore që të merren posaçërisht me hetimin e këtij fenomeni, por që në realitet nuk kanë funksionuar në mësionin e tyre. Kanë dështuar? Plotësisht me Komisionin që u ngrit posaçërisht për ta parandaluar këtë fenomen. Le të kujtojmë se dy sezone më parë, kryesisht në javët e fundit, Superiorja shqiptare u bë për “GUINESS” me Dinamon, e cila pasi kishte siguruar matematikisht titullin kampion, në 8 ndeshjet e fundit humbi 7 prej tyre, apo edhe sezonin e kaluar që u “shqep” në gola, ndërkohë që në baste kuotohesh edhe kush do të dilte kryegolashënues. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë sinjal nëse është hetuar mbi këto raste, apo është gjetur shtegu i trukimit. Përkundrazi, në çdo pretendim për këtë fenomen që ka dalë hapur apo edhe nën zë, debatet janë mbyllur me justifikimin se “mungojnë provat” ose “nuk i kemi mekanizmat që t’i zbulojmë ndeshjet e trukuara”. Po, është e vërtetë që FSHF-ja ka bërë diçka në luftë me fenomenin e trukimeve, nuk mund ta quash atë “nëna” e tyre, por kur “ujkun” nuk e godet, atëherë ai të kafshon më shumë. Apo jo! Në këtë mes ka edhe një detaj që mund zhvendoset në “fushën e zezë” të trukimeve të ndeshjeve në futbollin tonë: Sa kanë ndikuar paraqitjet e nëpunësave të FSHF-së në mediat e ndryshme lidhur me këto ndeshje që Evropa i quan të trukuara? Dhëntë zoti jo, por kur në disa emisione sportive këta nëpunës janë moviolistë dhe opinionistë, pse mos e çojmë mendimin se ky është një element që fsheh rrugën e hetimeve dhe që duhet parë seriozisht në gjykimin e mëtejshëm të 97 ndeshjeve që “Sport Radar” na i servir si të trukuara. Këtë le ta shohë Komisioni i Etikës në FSHF, por më parë se AI të flasë për punonjësit e tyre të ekraneve, le të tregojë për veten e vet se pse nuk e ka parë këtë si një shkelje të etikës të institucionit të cilit i shërben. Kështu do t’i kishte mbyllur një shteg fshehjes së rasteve të trukimeve. Le ta thotë “Sport Radar” se, a mundet që të merren maviola dhe opinione serioze e plotësisht të besueshme ato të vëzhguesve dhe nëpunësve të FSHF-së, kryesisht në rastin e 97 ndeshjeve të trukuara…? Se edhe në Itali ku është baza e trukimeve, nuk ka punonjës të FIGC-së (Federatës Italiane të Futbollit), që ta bëjnë detyrën e maviolës dhe të opininionistit të ndeshjeve që vetë i organizon. Sistemi i sofistikuar i UEFA-s, i quajtur Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve (BFTS), së bashku me “Sport Radar”, ka monitoruar paratë e luajtura për ndeshje të caktuara në Kompanitë e Basteve dhe lëvizjet e koeficienteve nga ana e tyre, që sipas specialistëve sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo. Nga ana e tyre është monitoruar për t’i dhënë një pasqyrë më të plotë panoramës së ndeshjeve të trukuara në futbollin shqiptar, ndërsa vetë Shqipëria e futbollit ku janë gatuar këto trukime nuk është në gjendje të paktën t’i gjejë si ndeshje “të zeza”. Vetë UEFA po na e thotë qartë: Keni një futboll që luan në fushë, por fatin e tyre e vendosin në sallonet e basteve (trukimet), më shpesh me ndihmën e “xhaketave të zeza”, të cilat “bëlbëzojnë” ndonjë fjalë për ketë temë, vetëm kur mbi supet e tyre bie ndonjë kërbaç që s’i ka nxjerrë mirë llogaritë. Mat pa kundërshti apo futboll në brishtësi! Rruga është përpara për ta mësuar emrat e “telenovelave” dhe të heronjve të tyre në “fushën e zezë” të trukut sportiv.

 Më të korruptuarit në botë

 Shqipëria e futbollit mori notën më negative, duke u vlerësuar si vendi me futbollin më të korruptuar në botë. Sipas një analize të kryer nga “Sportradar’, shoqëria lider në botë për monitorimin e parave të vendosura gjatë një ndeshjes, Shqipëria, me 97 ndeshje të dyshuara si të trukuara, është numri një në planet, duke lënë pas Italinë në këtë klasifikim special. Analiza është kryer në bashkëpunim me më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëtare, duke marrë për bazë të dhënat e dy viteve të fundit, duke u nisur nga qershori i vitit 2009 dhe deri në nëntor të vitit 2012. Pak kohë më parë Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mos zhvillohen më ndeshje të kampionatit shqiptar ditën e premte apo të hënë, një vendim ky që nënkuptimin e kishte të qartë, frenimin e këtyre ndeshjeve të fiksuara, të cilat po bëheshin pjesë normale e kampionatit tonë. Shqipëria me 97 ndeshje të manipuluara, midis Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë, është në krye të listës. Italia është e dyta me 70 ndeshje, që përfshijnë gjashtë kampionate, përfshirë Serinë A, B  dhe LegaPro. Moldavia plotëson podiumin me 66 ndeshje. Në “Top-10” të korrupsioni në futboll janë dhe Estonia (46), Greqia (45), Rusia (42), Maqedonia (37), Bullgaria (35), Letoni (31) dhe Lituania (po 31). Kampionati belg vlerësohet si më i pastri, me vetëm një sinjalizim trukimi, duke lënë pas Holandën dhe Francën, në kuotën dy. Kampioni i ekzaminuar nga “Sportradar” përfshin 143 mijë e 472 ndeshje, nga 596 kampionate dhe turne të ndryshëm, një numër i madh eventesh, ndërkohë që janë 798 ndeshje të manipuluara sipas analizave të kompanisë në fjalë.

LIGA E KAMPIONEVE

DITA 6

(Ndeshjet e fundit në grupe)

Sot, 4 dhjetor 2012

GRUPI A

Dinamo Zagreb-Dinamo Kiev

Paris S.G.-Porto

GRUPI B

Monpelje-Shalke

Olimpiakos-Arsenal

GRUPI C

Milan -Zenit St. Petërsburg

Malaga-Anderleht

GRUPI D

B.Dortmund-Mançester Siti

Real Madrid-Ajaks Amsterdam

Nesër, 5 dhjetor 2012

GRUPI E

Çelsi-Nordsjaelland

Shakhtar Donetsk-Juventus

GRUPI F

Bajern Munih-BATE Borisov

Lilë-Valencia

GRUPI G

Barcelona-Benfika

Sëltik-Spartak Moskë

GRUPI H

Braga-Gallatasaraj

Mançester Junaitid-Kluzh