Sigal

Mediat italiane kan dhënë një lajm trodnitës për futbollin Italian. Mësohet se dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy klubet që mund të përjashtohen janë Kievo dhe Parma.

Kievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes. Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Krotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Kievo dhe Parma përjashtohet.  Mësohet se proçesi do të mbahet nesër.