Futbolli i “bukur”, sot Shqipëria kundër Holandës

588
Sigal

Eliminatoret e Botërorit të Femrave. Vajza e Rrakllit kërkojnë fitore e parë. Hyrja është falas

Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë sot kundër Holandës (17:00) luajë takimin e dytë eliminator të Botërorit 2015 kundër Holandës. Shqipëria humbi 2-0 ndeshjen e parë me Belgjikën, por në këtë rezultat një meritë të madhe ka “gardiania” e ekipit tonë, korçarja Pëllumbesha Gjyli, e cila me formën e saj të shkëlqyer ka shmangur disa gola. Shqipëria e Femrave, e drejtuar nga Altin Rraklli (ish-futbollist i Kombëtares). Ekipi ynë përbëhet nga një miks lojtaresh me eksperiencë dhe disa vajzave të reja, me lojtare nga Shqipëria, Kosova, por dhe nga diaspora. Mesfushorja me tipare sulmuese, Aurora Serenaj është një nga më të spikaturat te ekipi i Rrakllit, që mban edhe firmën e golit të parë të kombëtares shqiptare të femrave në ndeshjen kundër Maqedonisë përpara dy vjetësh. Nuk mungojnë emra të tillë si Fortuna Velaj, Suada Jashari, Dafina Memedov, Xhemile Berisha, Ellvana Curro, etj. Fortuna Velaj ishte dhe shënuesja më e mirë e Shqipërisë në paraliminatoret e Maltës, ku sulmuesja shqiptaro-amerikane, e cila tashmë luan në Finlandë me PK-35 Vanta, shënoi dy gola. Aurora Seranaj, si një prej lojtareve me më shumë eksperiencë mbi supe, Serenaj e di shumë mirë se kombëtarja kuqezi ka nevojë për lojtare me peshë. Duke u fokusuar në ndeshjet eliminatore të botërorit, mesfushorja nuk premton shumë, por shton se skuadra do të japë maksimumin në të gjitha takimet. Shqipëria është pozicionuar në grupin e 5 ku bëjnë pjesë edhe Holanda, Norvegjia, Belgjika, Portugalia dhe Greqia. Në turin paraeliminator, Kombëtarja jonë u kualifikua së bashku edhe me Maltën, ndërkohë që jashtë mbetën Letonia dhe Luksemburgu. Në paraeliminatoret (grupi A), Shqipëria arriti dy fitore: 2-0 me Letoninë dhe 2-1 me Luksemburgun, si dhe një barazim 1-1 me Maltën. Kombëtarja jonë i mbyll dhjetë ndeshjet e saj me Greqinë në Athinë, më 17 shtator 2014. Skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli renditet në vendin e 60-të, midis Sllovenisë (59) dhe Izraelit (61). Në renditjen europiane zë vendin e 31-të, po midis këtyre dy vendeve: Sllovenia (31) dhe Izraeli (33). Kjo renditje është publikuar, më 2 gusht 2012. Renditja e ardhshme do të dalë, më 13 dhjetor 2013. Në mars te këtij viti, Shqipëria e femrave renditej në vendin e 125-të.

EL. BOTËRORI 2015

NDESHJET NË GRUP

21 shtator 2013

Belgjikë-Shqipëri 2-0

26 shtator 2013

Shqipëri-Holandë 17:00

RENDITJA

1 Norvegjia     1    3

2 Belgjika      2    3

3 Greqia        0    0

4 Holanda       0    0

5 Portugalia    0    0

6 Shqipëria     1    0

Ndeshjet e Shqipërisë

26 tetor 2013

Norvegji-Shqipëri

30 tetor 2013

Shqipëri-Greqi

12 shkurt 2014

Portugali-Shqipëri

5 prill 2014

Shqipëri-Belgjikë

10 prill 2014

Holandë-Shqipëri

14 qershor 2014

Shqipëri-Portugali

13 shtator 2014

Shqipëri-Norvegji

17 shtator 2014

Greqi-Shqipëri

Europiani U-19

 Sot, Shqipëria për dinjitet kundër Sllovenisë

  Kombëtarja U-19 e Femrave do të përballet me homologen e saj nga Sllovenia (16:00), në ndeshjen e tretë dhe të fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2015, për grupin 7. Në fakt, është një sfidë dinjiteti, pasi vajzat tona nuk kanë asnjë shpresë për kualifikim. Pas humbjes 9-0 me Poloninë, Kombëtarja U-19 e Shqipërisë humbi 4-0 me Italinë në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të. Ndeshja u luajt në Slloveni. Vajzat e trajnerit Saimir Keçi rezistuan vetëm 24 minuta, para se të pësonin golin e parë nga Kanone në stadiumin “NK Odranci”. Ferrati (65’), Tardini (73’) dhe Monterubiano (82’) kompletuan “pokerin” italian. Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria U-19 renditet e fundit me zero pikë dhe 13 gola të pësuar. Sllovenia, nga ana e saj është mundur nga Polonia (4-0) dhe ka barazuar me Italinë (2-2), duke pasur një pikë.

NDESHJET

21 shtator 2013

Poloni-Shqipëri 9-0

23 shtator 2013

Itali-Shqipëri 4-0

Sot, 26 shtator 2013

Shqipëri-Slloveni

RENDITJA

1 Polonia       2    6

2 Italia        2    4

3 Sllovenia     2    1

4 Shqipëria     2    0

Delvina nuk udhëton në Kuçovë. Në turin eliminator kualifikuan Besëlidhja, Gramshi, Iliria dhe Sukthi

Kupa nis me “braktisje”

  Delvina e Kategorisë së Dytë nuk denjoi të udhëtonte drejt Kuçovës, për t’u ndeshur me Naftëtarin vendas në ndeshjet e turi të paraeliminator të edicionit të 61-të të Shqipërisë. Naftëtari e fiton ndeshjen në tavolinë dhe kalon kështu në turin e parë eliminator. Besëlidhja fitoi 1-0 me Olimpikun e Lezhës. Gramshi dhe Bilishti Sport e mbyllën takimin me rezultatin e barabartë 0-0, ndërsa nga pika e bardhë fitoi Gramshi 5-3. Iliria e Fushë-Krujës barazoi 1-1 me Sukthin, por nga “ruleta” e penalltive fati i buzëqeshi fushëkrujasve: 5-4. Pra, në turin paraeliminator u kualifikuan Besëlidhja, Gramshi, Iliria dhe Sukthi. Skuadra e kualifikuar në Grupin A të Kategorisë së Dytë të fazës paraeliminatore do t’u bashkëngjitet skuadrave të Grupit A në fazën eliminatore. Ndërsa skuadra e kualifikuar në Grupin B të Kategorisë së Dytë të fazës paraeliminatore do t’u bashkëngjitet skuadrave të grupit B në fazën eliminatore. Sipas formatit të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë sezon nuk do të ketë më ndeshje në grupe me grumbullim pikësh, por vetëm përballje direkte, vajtje-ardhje me eliminim. Sakaq është programuar short vetëm në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, ndaj deri në atë moment janë përcaktuar qartazi edhe përplasjet mes skuadrave pjesëmarrëse në këtë eveniment, që në total janë 36 të tilla, duke filluar nga Kategoria e Dytë e deri te Superiorja. Rregullorja Ndërkohë, neni 98 i rregullores së Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë për sezonin 2013-2014 qartëson edhe mënyrën e zhvillimit të Kupës së Shqipërisë, si dhe rregullat për skuadrat që do kualifikohen hap pas hapi deri në finale. Edhe për këtë sezon Kupa e Shqipërisë do të organizohet me dy faza, faza paraeliminatore dhe faza eliminatore. Në fazën paraeliminatore do të marrin pjesë vetëm klubet e Kategorisë së Dytë, ku futen katër skuadrat e rënë vjet nga Kategoria e Parë në të Dytën dhe katër të tjera të kësaj kategorie, që u renditën më mirë sezonin e shkuar, por nuk u ngjitën dot në Kategorinë e Parë. Ndeshjet e fazës paraeliminatore do të zhvillohen më datë 25 shtator, pra javën tjetër. Duhet thënë se ndeshjet luhen me eliminim me një takim, i cili do zhvillohet në fushën e skuadrës së renditur më mirë në kampionatin e Kategorisë së Dytë 2012- 2013. Katër skuadrat fituese i bashkohen turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, së bashku me skuadrat e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë. Faza e ndeshjeve eliminatore do zhvillohet me pesë ture. Në turin e parë marrin pjesë 32 skuadra: 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Parë dhe 4 skuadrat e kualifikuara nga turi paraeliminator. Ndeshjet në këtë fazë do zhvillohen sipas skemës të ndarjes në dy grupe “A” dhe “B”. Grupi A do jetë i përbërë nga ekipe, të cilat kanë numër tek sipas renditjes në kampionat gjatë sezonit 2012-2013 dhe, në Grupin B, ekipe të cilat kanë numër çift. Ndërkohë që çiftet janë përcaktuar si më poshtë: skuadra e parë luan me skuadrën e fundit të grupit, e dyta me të parafundit e kështu me radhë. Të gjitha ndeshjet e kthimit të turit të parë eliminator do zhvillohen 30 minuta më përpara se orari zyrtar i ndeshjeve, gjithnjë me sistem vajtje-ardhje me dy takime. Ndeshja e parë zhvillohet në fushën e skuadrës, që sezonin 2012-2013 ka qenë e renditur më poshtë në klasifikim. Sakaq, turi i dytë dhe i tretë do të zhvillohet sipas skemës të përcaktuar nga federata.

KUPA E SHQIPËRISË

Edicioni 61

 Turi paraeliminator

25.09 2013

GRUPI A

Besëlidhja-Olimpiku 1-0

Iliria-Sukthi 0-0 (5-3 p)

GRUPI B

Gramshi-Bilisht Sporti 1-1 (5-4 p)

Naftëtari-Delvina 3-0

(nuk u paraqit Delvina)

Turi i parë eliminator

23.10/ 6.11.2013

Grupi A

(A1) Iliria-Skëndërbeu

(A2) Besëlidhja-Teuta

(A3) Albeptrol-Tirana

(A4) Elbasani-Laçi

(A5) Kamza-Besa

(A6) Himara-Lushnja

(A7) Burreli-Shkumbini

(A8) Mamurrasi-Luftëtari

GRUPI B

(B1) Naftëtari-Kukësi

(B2) Gramshi-Flamurtari

(B3) Veleçiku-Vllaznia

(B4) Butrinti-Kastrioti

(B5) Dinamo-Bylis

(B6) Ada-Partizani

(B7) Pogradeci-Tomori

(B8) Tërbuni-Apolonia