Sigal

Interi është kthyer në elitën botërore të futbollit. Edhe pse në aspektin sportiv priten ende rezultate konkrete për arritjen e objektivave, për sa i përket anës së marketingut skuadra ziklatër po arrin suksese të mëdha.

Sipas “Brand Finance”, agjensi lidere botërore për vlerësimin e markave, vlera e brandit Inter është rritur me 100 % vetëm vitin e fundit duke kaluar nga 151 milion € në 389 milion €.

Ky rezultat i jashtëzakonshmë i ka dhënë mundësinë skuadrës zikalër të ngjitet 15 pozicione në klasifikimin e brandeve të futbollit duke kaluar nga vendi i 28 në vendin e 13.

Kjo rritje e markës Inter ka ardhur falë marketingut të mirë që kanë bërë drejtuesit e Interit me në krye pronarët e grupit Suning, dhe ky rezultat do të jetë frytdhënës për sa i përket fair playt financiar dhe merkatove të ardhshme të klubit.