Futboll/ Real Madridi marka më e shtrenjtë në botë

487
Sigal

Real Madridi është marka më e shtrenjtë në botë, sa i përket futbollit.

Sipas “Brand Finance”, marka e klubit madrilen ka një vlerë prej 1.664 miliardë eurosh dhe lë pas klubin e Manchester Unitedit me 1.472 miliardë euro dhe Barcelonën me 1.393 miliardë euro.

Në 10-shen e parë të renditjes bëjnë pjesë 5 klube angleze, ndërsa nuk klasifikohet asnjë prej italianëve, me Juventusin që renditet në vendin e 11-të, Interin në vendin e 1-të dhe Milanin në të 15-in.

Renditja

1. Real Madrid                1.646 miliardë euro

2. Manchester United     1.472 miliardë euro

3. Barcelona                   1.393 miliardë euro

4. Bayern Munchen        1.314 miliardë euro

5. Manchester City         1.255 miliardë euro

6. Liverpool                    1.191 miliardë euro

7. Chelsea                       968 milionë euro

8. PSG                             914 milionë euro

9. Arsenal                        885 milionë euro

10. Tottenham                 758 milionë euro