Sigal

Merkato futbollistike e janarit në Itali do të zgjasë dy javë, në ndryshim nga vitet e shkuara ku zgjaste plot 1 muaj. Ky vendim erdhi pas atij për të shkurtuar merkaton verore, e cila përfundon 1 ditë para fillimit të kampionatit italian.

Merkato e dimrit do të nisë në datën 3 janar dhe do të mbyllet në datën 18 janar në orën 20:00. Ky vendim pritet të kënaqë trajnerët e serisë a të cilët janë shprehur kundër kohëzgjatjes së merkatove të shkuara.

Një risi tjetër ka të bëjë me mundësinë e ekipeve për të përfshirë, në listat për ligën e kampioneve dhe ligën e europës, futbollistë të blerë gjatë merkatos dimërore.