FUTBOLL FEMRA/ Fitore prestigji ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja braktis fundin e renditjes

1042
Kombëtarja jonë e futbollit të femrave, dje ka arritur një sukses në ndeshjet e Grupit 2, për kualifikueset e “Botërorit 2019”. Pas rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen ndaj Polonisë, në atë barazim në transfertë me rezultatin 1-1, femrat e kombëtares sonë dje kanë marrë fituar 1-0 me Bjellorusinë. Falë goli të Gjinit në minutën e 87-të, vajzat e Shqipërisë kanë konkretizuar epërsinë që krijuan gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë përfundoi 0-0, në një pjesë e cila ka folur me tepër për Shqipërinë, duke e lënë të hapur rezultatin në 45 minutat e dyta. Këtu Shqipëria ka sfiduar edhe fatin, përveç kundërshtarit, pasi Maksuti dhe Bajraktari kanë goditur traversën në dy raste, ndërsa Gjini u bë “heroina” kuqezi në këtë takim. Pas kësaj fitoreje, femrat e Kombëtares braktisin vendin e fundit dhe kalojnë Bjellorusinë. Kjo ishte ndeshja e 7-të për Kombëtaren tonë, dhe ato do të mbyllen më 4 shtator 2018 kundër Skocisë.
GRUPI 2
Ndeshjet e Shqipërisë
Datë 15 shtator 2017 
Shqipëri-Zvicër 1-4
Datë 19 shtator 2017 
Bjellorusi-Shqipëri 1-0
Datë 24 tetor 2017 
Skoci-Shqipëri 5-0
Datë 24 nëntor 2017
Shqipëri-Poloni 1-4
Datë 28 nëntor 2017
Zvicër-Shqipëri 5-1
Datë 6 prill 2018 
Poloni-Shqipëri 1-1
Dje, 10 prill 2018
Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Shënuese: Gjini 88’
Luhet më 4 shtator 2018 
Shqipëri-Skoci 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P 
1. Zvicra 5 15
2. Polonia 4 7
3. Skocia 3 6
4. Shqipëria 7 4
5. Bjellorusia 5 3
Sigal