FUTBOLL BOTA, PREMIER LEAGUE VIDEO / “Po vjen Pep Guardiola!”, reagimi epik i Klop para gazetarëve bën xhiron e botës

536
Sigal

Jurgen Klop është një trajner unik në llojin e tij kur bëhet fjalë në raportin me mediat. Gjermani lëshon shpesh batuta dhe është i çiltër në mënyrën se si shprehet, duke mbyllur me humor pjesën më të madhe të intervistave të tij. Një nga intervistat e tij të fundit e ka treguar edhe një herë këtë shpirt humori që ka Klop.

Klop, Guardiola dhe shumë trajnerë të tjerë të njohur në Europë kanë qenë në UEFA duke marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga kjo e fundit me trajnerët elitarë për të mësuar idetë e propozimet e këtyre të fundit rreth aktiviteteve të ndryshme. I ngacmuar nga gazetarët nëse kishte folur me Guaridolën, me të cilin kishte shkëmbyer thumbime në distancë para dhe pas ndeshjes Liverpul-Mançester Siti, klop u përgjigj se po.

“Sigurisht që fola, pse të mos flas me të”, tha Klop i cili në atë moment ktheu kokën pas dhe pa se Guardiola po afrohej. “Po vjen Pep Guardiola!”, ishte reagimi i tij epik me zë të ulët duke u larguar me shpejtësi duke qeshur nga gazetarët të cilët edhe ata nuk e mbajtën do të qeshurën për këtë reagim të veçantë të gjermanit.