Sigal

Barcelona ka shkatërruar skuadrën e Huescas duke e mundur me rezultatin e thellë 8-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të la ligas.

Kampionët në fuqi nuk gjetën asnjë vështirësi në këtë takim edhe pse u gjendën fillimisht në disavantazh pas golit të miqëve debutues që  në minutën e 3′. Katalanasit arritën ta përmbysin rezultatin që në pjesën e parë me golat e Messit dhe Suarez të shoqëruar dhe me një autogol të Huescas. Në pjesën e dyte blaugranat thelluan rezultatin duke shënuar 5 herë të tjera me golat e : Dembele, Rakitiç, Messi, Alba dhe Suarez me penallti respektivisht.

Pas kësaj fitoreje Barcelona është në kuotë të plotë pikësh (9 pikë) pas 3 javësh dhe kryeson kampionatin spanjoll së bashku me Realin e Madridit.