“Fushatizmi” i Baçit nuk lë rehat edhe ish-kombëtarët e futbollit!

598
Nga Agron KAJA
PRO DHE KUNDËR/ Ja si vjen situata zgjedhore e FSHF-së nga ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Roland Luçi
Natyrisht që, zgjedhjet për kreun e FSHF-së, kanë hyrë në një fazë tepër të nxehtë, ku nuk kanë munguar presionet dhe kërcënimet me burg, një fushatë e koklavitur me elementë të politikës shqiptare, e cila nuk mund të sjellë situata ndryshe, sikundër edhe veprohet në elektoralet e zakonshme në Shqipëri. Këtë frymë “fushatizmi”, me sharje, fyerje e kërcënime, është duke e zhvilluar kandidati për President në FSHF, deputeti i Parlamentit shqiptar Bashkim Fino. Ditë më parë, Fino me elokuencën e tij, më së shumti ka bërë të “zezë” çdo të bardhë që ka ndodhur në punët e FSHF-së, ndërkohë që bën të “bardhë” çdo të zezë që ai e shpalos në këtë fushatë të tij, tipike të politikës sonë. Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe, sepse nga ai “stan” vjen, dhe atë “bulmet” do të prodhojë. Por, këtë herë të dytë, ka qenë një i vetë deklaruar avokat i tij, vite më parë edhe një gazetar mediatik, i cili këtë herë ka dalë në “ring” pa dorashkat e nevojshme, por me furinë e Partisë që e nxori “fyl” nga fillimi në fundin e emisionit. Kjo nuk i ka shpëtuar edhe ish-futbollistit të Vllaznisë dhe Kombëtares, Roland Luçit, i cili si një kritik periodik në rrjetet sociale për gjithçka që ai mendon në futbollin shqiptar, ka dalë në në mbrojtje të dy ish-futbollistëve të Kombëtares sonë, Mujo Targaj e Fatbardh Jera. Këta “ikona” që i quan Luçi në deklaratën e tij, nuk mund të kërcënohen me burg, se kanë qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, me President të FSHF-së, Armand Dukën. “Përballë një gare elektorale sportive, po përjetojmë një fushatë tipike elektorale me përmasa groteske. Nëpërmjet avokatit të tij, deputeti kandidat për President në FSHF, Bashkim Fino, kërcënoi me burg Muhedin Targajn dhe Fatbardh Jerën, se kanë falsifikuar dokumente shtetërore. Ky kandidat i çuditshëm që paska shkëlqyer si tifoz, ka marrë përsipër që të vijë në krye të FSHF-së vetëm duke sharë, fyer e akuzuar në mënyrë banale, dhe çuditërisht pa asnjë fakt që të bindë edhe një të ri të gjimnazit”, shkruan në këtë status Roland Luçi, duke vazhduar mes të tjerave edhe me përfundimin se: “Mbas këtyre që po shohim e dëgjojmë, të paktë janë ata që besojnë sinqerisht se do të ketë fitues më 7 shkurt. As të tillë juridikisht, se zgjedhjet do të kontestohen. Për turpin e futbollit shqiptar”, mbyll postimin e tij Roland Luçi, duke hedhur në tregun mediatik të kësaj fushate zgjedhore në FSHF një model “fushatizmi” banal!
Sigal