Furtunë te Kukësi pas humbjes me Partizanin/ Përjashtohet mesfushori, gjobitet gjithë skuadra

96
Humbja me Partizanin në shtëpi dhe mungesa e fitores në katër javë radhazi ka sjellë furtunë te kampionët e Shqipërisë.
Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të skuadrës me presidentin Gjici, është vendosur përjashtimi i mesfushorit Hair Zeqiri. Ai nuk është më në planet e trajnerit dhe tashmë do të diskutojë zgjidhjen e kontratës me klubin.
Gjithashtu është vendosur që i gjithë ekipi të gjobitet me nga një rrogë mujore.