FSHF zyrtarizon datën dhe orën e Partizani-Kukësi, kryendeshja luhet të shtunën

453
Kryendeshjet e javës në Superiore zakonisht luhen ditën e premte apo të hënë, ndryshe nga takimet e tjera. Por këtë radhë, FSHF ka vendosur që dueli kryesor mes Partizanit dhe Kukësit, i cili mund të vendosë edhe fatin e titullit për të pasur shikueshmëri sa më të madhe, të zhvillohet dietën e shtunë.
Fillimisht mendohej se dueli do të luhej të premten, por vetë klubi i Partizanit ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se FSHF kishte caktuar të shtunën, datë 6 maj për të luajtur këtë sfidë.
Sigurisht, ndeshja që zhvillohet në “Selman Stërmasi” do të luhet në darkë, nën dritën e projektorëve, me fillimin e saj të caktuar në orën 19:00.
Sigal